Koha e Kometës (en. Time of the Comet) është film shqiptar me premierë të 2008 i realizuar me regji nga Fatmir Koçi shkimtar Dritero Kasapi dhe dhe drejtor fotografie Donal Gilligan [1] bazuar në romanin "Viti i mbrapshtë" nga Ismail Kadare.
Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e 1914. Gjatë kësaj kohe Princi gjerman Wied u caktua Mbret i shqiptarëve dhe merr një letër nga fanatikët muslimanë që të bëhet synet, por ai nuk pranon. Shestani(musliman)dhe katër shokë të tij nisen që të luftojnë për lirinë e Atdheut dhe gjatë rrugës, takon Agnesën një vajzë katolike, të cilën po e dërgojnë në Manastir kundër dëshirës së saj. Shestani dhe Agnesa bien në dashuri dhe në vënd që të gjejë luftën, që ndryshon dhe zhvendoset, ai gjen dashurinë. Për pasojë Shestani braktis luftën dhe kthehet me Agnesën në shtëpi.