Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Maja Koka e Kaqit është një gur në formë të rrumbullakët që vërehet vetëm nga fshati Brod dhe rrethina. Është një shkëmb që është pak metra më i ulët se kuota më e lartë në atë grup të majeve. Por nga fshati Brod vërehet si maje, e cila fshatarëve të atjeshëm u ka shërbyer si pikë orientimi për rrugën për në fshatin Radeshë dhe fshatrat e Opojës së Epërme.
Koka e Kaqit njëkohësisht është edhe pika që ndan territoret e tre fshatrave: Radeshë, Leshtan dhe Brod. Fshati Brod ndodhet 190º nga Koka e Kaqit, ndërsa maja Kulla vërehet në 45º.