![]() | Ky artikull ka probleme të shumta. Ju lutemi të ndihmoni ta përmirësojmë ose diskutoni këto probleme në faqen e diskutimit. (Mësoni si dhe kur ta hiqni këtë shabllon mesazhi)
|
![]() | |
Lloji | Arsimi i lartë universitar |
---|---|
Themelimi | 2000 |
Rektori | Akad. Dr. Lulzim Tafa[1] |
Total staff | 700 |
Studentë | 20000 |
Location | , |
Kampusi | Urban, Decentralizuar |
Colors | |
Affiliations | ATV |
Faqja zyrtare | https://aab-edu.net |
Kolegji AAB është një institut kosovar i arsimit të lartë, i themeluar në vitin 2000. Është kolegji më i madh dhe me reputacionin më të mirë në Kosovë. Selia e vet gjendet në Fushë Kosovë.
Kolegji AAB në fillim ishte themeluar si një universiteti i arsimit të larte në Prishtinë, Kosovë. Ai u themelua në vitin 2002 si një institucion i arsimit të lartë në fushën e komunikit masiv. Në vitin 2008, Kolegji AAB ishte zgjeruar deri në tetë departamente.Ndërsa tani studimet në AAB zhvillohen në 13 fusha studimi të shpërndara nëpër fakultete përkatëse. Në kuadër të këtyre fakulteteve, veprimtarinë e vet e zhvillojnë 24 programe në nivelin bachelor dhe 15 programe në nivelin e studimeve master.[2]
Studimet në Kolegjin AAB zhvillohen në 15 fusha studimi të shpërndara nëpër fakultete përkatëse. Në kuadër të këtyre fakulteteve, veprimtarinë e vet e zhvillojnë 24 programe në nivelin bachelor dhe 15 programe në nivelin master të studimeve.
Programet studimore të ofruara nga Kolegji AAB kanë një profil të konsultuar me sektorin përkatës dhe palët e interesit si dhe marrin për bazë nevojën për arsimim tërëjetësor dhe forcim të komponentës hulumtuese në studimet e arsimit të lartë. Prandaj të gjitha programet e rregullta poashtu ofrohen për studentë pa shkëputje nga puna dhe ofrojnë një rast të veçantë për inkuadrimin në punën hulumtuese dhe në praktikë në institucionet dhe ndërmarrjet më të rëndësishme në Kosovë.[2]
Shtëpia botuese AAB është themeluar me themelimin e Kolegjit AAB. Është e lidhur ngushtë më studentët, lexuesit dhe hulumtuesit jo vetëm të Kolegjit AAB por për të gjithë studiuesit dhe hulumtuesit në mbarë vendin dhe me gjerë. Shtëpia Botuese AAB është e dedikuar që të botojë dhe ribotojë libra nga fusha të ndryshme të studimit si: juridik, ekonomik, gazetari, shkenca sociale, administratë publike dhe pothuajse në të gjitha fushat e studimit. Shtëpia Botuese AAB kryesisht boton libra të fushës akademike, të cilat mbështesin drejtpërdrejt plan-programet në Kolegjin AAB dhe në të gjitha universitetet e tjera në Kosovë dhe jashtë Kosove. Kështu, veprimtaria botues e tij shtrihet në fushat, për të cilat studentët e këtij Universiteti kanë treguar interesim të veçantë, si dhe prej të cilave ata përgatisin provimet e tyre.[3]
Në Kolegjin AAB është edhe Teatri AAB "Faruk Begolli".[4]
{{cite web}}
: |archive-url=
ka nevojë për |archive-date=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title=
(Ndihmë!)