Kolegji Europian i Kosovës është kolegj me mbi 100 partner ndërkombëtar, +5 akreditime & licensime ndërkombëtare, ku me +1000 pjesëmarrës të trajnuar dhe +280 të punësuar ka sfiduar papunësinë në Kosovë dhe ka përgatitur të rinjtë për sfidat e së ardhmes, përmes programeve profesionale, trajnimeve dhe shërbimeve për individ dhe kompani të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Kolegji Europian i Kosovës është institucion profesional i themeluar në vitin 2014 në Prishtinë, Kosovë. Në vitin akademik 2014/2015 ka filluar procesi i studimeve për nivelin Bachelor në programet: Juridik dhe Ekonomi & Menaxhment me drejtimet – I. Teknologjia Informative në Biznes dhe II. Menaxhment. Nga bashkëpunimet e shumta me partnerë ndërkombëtar, studentëve të suksesshëm i ofrohet përfundimi i një semestri në EU Business School[1] (Geneva & Montreux Campuses në Zvicër, Munich Campus në Gjermani dhe Barcelona Campus në Spanjë)
Në kuadër të certifikimeve dhe njohjeve ndërkombëtare të Kolegjit Evropian të Kosovës janë edhe licencimet: Pearson Test of English General dhe Pearson Test of English Young Learners[2].
Kolegji Europian i Kosovës në vitin 2017 është transformuar në institucion profesional duke zhvilluar kështu trajnime dhe programe profesionale, ku përmes trajnimeve dhe programeve profesionale përgatitë të rinjtë nga ana teorike dhe praktike për punë si dhe për sfidat e së ardhmes. ECK pas shumë angazhimeve ka arritur të krijojë veprimtari të gjerë dhe bashkëpunime të shumta me kompani dhe institucione të ndryshme. Poashtu për kandidatët që kanë treguar interesim dhe sukses në trajnime iu ka ofruar mundësi të punësimit tek partnerë të ndryshëm.
Programet me karakter profesional janë programet të cilat mund të ndiqen nga kandidatët që kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë si dhe të gjithë kandidatët të cilët kanë dëshirë të kenë sukses në biznes. Këto drejtime ofrojnë njohuri të thelluara si në teori ashtu edhe në praktikë, ku japin mundësi jo vetëm të ndjekjes së studimeve më të avancuar në profilin përkatës, por gjithashtu mundësinë e punësimit në një kohë më të afërt.
Një nga profesionet më të paguara në botë, Teknik i Zhvillimit Softueri tashmë program i ofruar nga ECK dhe akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Ky program profesional është i dizajnuar që të përgatitë të gjithë kandidatët me njohuritë e nevojshme për të qenë Teknik të zhvillimit të softuerit në cdo biznes me qëllim të përkrahjes së produktivitetit gjatë përdorimit të softuerëve të ndryshëm. Pas përfundimit me sukses të këtij programi ofrohen mundësi punësimi në Kosovë dhe Gjermani.
Programi Teknik i Zhvillimit të Softuerit ofron:
Gjatë vitit 2018/19, profesioni i shitësit ka qenë profesioni më i kërkuar në tregun e punës në Kosovë sipas hulumtimeve të realizuara nga ECK, andaj ky program do të zhvillohet nga ECK dhe është i licencuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Poashtu ofrohen mundësi progresi në programin ndërkombëtar për shitje i ofruar nga Vocational Comptence Certificate me certifikim ndërkombëtar të njohur në të gjitha shtetet e (BE).
Programi Shitja dhe Shërbimi ndaj klientit ofron:
Kolegji Europian ka filluar organizimin e trajnimeve që nga viti 2017, ku gjithmonë është fokusuar në organizimin e trajnimeve profesionale të fushave të ndryshme, por vecanërisht atyre më të kërkuarave. Synohet që kandidatët pas trajnimeve të jenë të shkathtë, kreativ dhe me njohuri për të konkuruar në treg global! Deri tani janë trajnuar mbi 1000 pjesëmarrës, prej të cilëve janë punësuar mbi 280 të rinjë të interesuar për punë, pasi që kanë përfunduar me sukses trajnimet në Kolegjin Europian të Kosovës.
- Kolegji Europian i Kosovës tashmë 8 vite organizon trajnimin e shumë kërkuar nga juristët - “Praktika Juridike” Arkivuar 10 korrik 2019 tek Wayback Machine, ku qindra pjesëmarrës ishin pjesë e këtij trajnimi shumë praktikë. Ky trajnim ju mundëson kandidatëve që të mësojnë/ushtrojnë në praktikë shkresat e ndryshme ligjore, vendimet, aktvendimet, aktgjykimet, aktet akuzuese, ankesat,paditë kallëzimet penale, kontratat dhe marrëveshjet e ndryshme nga Prokurorët dhe Gjyqtarët më të mirë vendor si dhe synon të përgadit kandidatët për Prokuror, Avokat, Gjyqtar, Përfaqësues ligjor si dhe për provim të Jurisprudencës në fushën penale dhe civile.
Trajnimi "Praktika Juridike" përmban dy module: 1.Moduli Juridiko-Penale dhe 2.Moduli Juridiko-Civile.
Trajnimi është i fokusuar që të pregatisë studentët dhe juristët në aspektin praktik, të njohin më mire punët juridike nga aspekti praktik, të avancojnë aftësitë dhe teknikat e hartimit të akteve dhe shkresave juridike nga fusha civile dhe fusha penale, por mbi të gjitha të njohin tregun e punës ku do të punojnë dhe t’i ndihmojë në aftësimin e tyre për punësim sa më të shpejt në të ardhmen.
- Kolegji Europian i Kosovës në bashkëpunim me VCC organizojnë trajnimin profesional mbi “Psikologjinë e Negocimit dhe teknikat e shitjes” Arkivuar 10 korrik 2019 tek Wayback Machine me certifikim “Vocational Competence Certificate/Certifikatë e Kompetencave profesionale” të njohur ndërkombëtarisht që mundëson punësim në shtetet anëtare të BE-së.
Gjatë këtij trajnimi zhvillohen 5 Module: 1. Imazhi Profesional i shitjes; 2.Komunikimi Efektiv në Shitje; 3.Teknikat e Shitjes; 4.Psikologji: Bazat e Neurolinguistikës / Neuro-linguistic Programming; 5.Paisjet Teknologjike për riorganizimin e shitjes.
Ky tajnim zhvillohet nga ekspertë të fushës me eksperiencë pune në shitje +20 vite në Angli dhe Kosovë në kompani vendore & ndërkombëtare, poashtu marrin pjesë edhe mysafir folës/ekspertë të cilët tregojnë praktikat më të mira në tregun e punës.
Nga Kolegji Europian i Kosovës janë organizuar mbi 10 trajnime nga fusha të ndryshme:
HAMK University, universitet ky nga shteti me sistemin arsimor më të mirë në botë, Finlanda, në bashkpunim me Kolegjin Europian të Kosovës organizojnë HAMK/ECK Summer School[18], i cili është program 3 ditor i hapur për të gjithë studentët e nivelit Bachelor/Master si dhe profesionistët e fushës së Marketingut, Shitjes, Menaxhimit dhe Biznesit. Gjatë këtij organizimi, pjesëmarrësit përveç që ndërlidhin askpetin teorik dhe praktik e cila do të ju shërbejë në të ardhmen si një udhëzim jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugen drejt suksesit, poashtu do të kenë mundësi për eksperiencë ndërkombëtare nga profesorët më të mirë të fushës si dhe miqësi me moshatarë nga i gjithë vendi.
Bazuar në legjislacionin për sigurinë dhe shëndetin në punë në Republikën e Kosovës, Direktivat e BE-së si dhe në kompetencën e Kolegjit Europian të Kosovës i cili është i licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Republikës së Kosovës , Kolegji Europian i Kosovës ofron këto shërbime: Vlerësimi i riskut dhe përpilimi i Raportit për vlerësim të Riskut; Inspektimi i mjeteve të punës sipas nevojave konkrete; Realizimi i trajnimit për siguri dhe shëndet në punë dhe dhënja e certifikatave; Kryerja e matjeve periodike të dëmtimeve kimike, fizike, biologjike si dhe dëmtimeve nga kushtet mikroklimatike në ambietin e punës.[19]
Zyra Ligjore në kuadër të Kolegjit Europian të Kosovës ofron shërbime ligjore për kompani dhe nevoja të tyre. I përbërë nga profesionistë të fushës përkatëse të cilët kanë një experiencë të gjatë profesionale dhe praktike brenda dhe jasht Kosovës.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)