Komnen Arianiti ose Komin Shpata (përmendet në vitet 1392-1407) ishte një fisnik arbër i familjes Arianiti, zotërimet e të cilit shtriheshin në Shqipërinë e sotme Qendrore rreth e rrotull Durrësit. Biri i tij, Gjergj Arianiti u bë një udhëheqës të shquar i luftërave arbro-osmane.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë e trajton atë si të njejtin person me emrin Komin Shpata,[1] që është përmendur në mes të viteve 1392 dhe 1407.[2] Ai emër shfaqet në arkivat veneciane. Gjergj Arianiti gjithashtu është përmendur në dokumenta bashkëkohore si Arianit Shpata. Është e paqartë nëse Gjergj Arianiti adoptoi atë emër nëpërmjet martesës me familjen Shpata nga Shqipëria qendrore, apo si toponim që rrjedh nga rajoni i Shpatit, që ata zotëronin në mesjetë.[3] E paqartë është edhe marrëdhënia e tij me dinastinë e Komnenëve: ai mund të ketë trashëguar emrin Komnen nga ndonjë paraardhëse femër që jetontë në fillim deri në mes të shekullit të 13-të, ose e adoptoi atë si të tjerë Arianitë në mënyrë që të forcojë pretendimet e tij.[4]
Zotërimet e tij janë të përmendura në dokumenta bashkëkohore veneciane, si përshembull nje fushë në afërsi të Durrrësit (in partibus Durrachii).[5] Pasi fuqitë osmane e thirrura nga Karl Topia fituan kundër Balshajve në betejën e Savrës, Komneni në shenjë vasaliteti dërgon të birin, Gjergjin, peng razie në Edrene.[6]
Arianiti u martua me vajzën e Nikollë Zaharisë.[7] Tre djemtë e tij ishin Gjergj, Muzakë (babai i Moisi Golemit) dhe Vladani. E bija e tij u martua me Niketa Topian (sipas Dhimitër Shuteriqit) ose Pal Dukagjinin (sipas Skënder Anamalit[8]).
T'anë e Gj. Aranitit, ne e kemi indentifikuar me një Comin Spata të viteve 1392-1407, jo vetëm sepse ky mban dy emra që i kanë pasur të vetët Aranitët, po edhe sepse sundon në Shqipëri të mesme. Bu- rimet venedikase atë e vendosin në ...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
Angelina with Vladan Araniti
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
Angelina den Vladin Arianites KomnenoS, deS „Großen" Bruder
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)