Sekretariati | Vjena, Austria | |
Anëtarësia | Bashkimi Evropian Shqipëria |
|
Liderët | ||
---|---|---|
- | Presidenca aktuale | Kosova |
- | Zv. Presidenca aktuale | Komisioni Evropian |
- | Drejtori i Sekretariatit | Janez Kopač |
Krijimi | ||
- | nënshktimi i Traktatit | 1 tetor 2005 |
- | Hyrja në fuqi e Traktatit | 1 korrik 2006 |
Faqja zyrtare www.energy-community.org |
Komuniteti i Energjisë, gjithashtu i njohur në të kaluarën si Komuniteti i Energjisë së Evropës Juglindore është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe një numër i shteteve të treta për të zgjeruar tregun e brendshëm të energjisë të BE-së në Evropën Juglindore dhe më gjerë. Me nënshkrimin e tyre, Palët Kontraktuese zotohen në zbatimin e aktit e komunitetit (acquis communautaire) për energji në BE, të zhvillojnë një kornizë rregullatore adekuate dhe të liberalizojnë tregjet e tyre energjetike në përputhje me "aktin" sipas Traktatit.
Komuniteti i Energjisë ka për qëllim krijimin e një tregu pan-evropian të energjisë, duke e zgjeruar the aktin energjetik të Bashkimit Evropian në territoret e vendeve të treta. Korniza ligjore e Komunitetit të Energjisë mbulon legjislacionin në fushat e energjisë, mjedisit, dhe konkurrencës të legjislacionit të BE-së.
Pas hyrjes në fuqi, akti i traktatit është zgjeruar në disa raste.[1] Ai tani gjithashtu përfshin legjislacionin në lidhje me sigurinë e furnizimit, efikasitetin e energjisë, naftës, energjisë së ripërtëritshme dhe statistikat. Në përputhje me përditësimin në nivel të BE-së, Komuniteti i Energjisë transpozon dhe zbaton Pakon e Tretë të Energjisë të BE-së që nga shtatori i vitit 2011.
Palët në Traktatin e Komunitetit të Energjisë janë Bashkimi Evropian dhe tetë Palët Kontraktuese (data e ratifikimit):
|
Secili shtet fqinj më njërin ga shtetet e treta mund të marrë një status si vëzhgues pas miratimit të një kërkese të arsyetuar nga ana e Këshillit të Ministrave. Një akt i veçantë procedural rregullon të drejtat dhe detyrimet e vëzhguesve të Traktatit.[4] Vëzhguesit në traktat janë:
Gjeorgjia është aktualisht në proces të anëtarësimit në Komunitetin e Energjisë si një anëtar i plotë.
Në bazë të traktatit, çdo shtet anëtar i BE-së mund të marrë statusin e një pjesëmarrësi. Duke vepruar kështu, shteti anëtar i BE ka të drejtë të marrë pjesë në Këshillin Ministror, Grupin e Nivelit të Lartë të Përhershëm, Bordit Rregullator, dhe në Fora dhe të marrë pjesë në diskutime në këto organe. Ky privilegj është përdorur nga 20 shtetet anëtare të BE-së, përkatësisht
Pas pranimit të tyre në Bashkimin Evropian, tre nënshkruesit fillestare e traktatit, Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, janë avancuar nga një Palë Kontraktuese në një Pjesëmarrës.
Institucionet kryesore të krijuara nga traktati janë:
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)