Fiset shqiptare |
---|
Krasniqi është një fis dhe rajon historik shqiptar në Bjeshkët e Nemuna në Shqipërinë verilindore, në kufi me Kosovën.[1] Rajoni shtrihet brenda rrethit të Tropojës dhe është pjesë e një zone më të gjerë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e cila historikisht njihet si Malësia e Gjakovës. Krasniqi shtrihet nga lumi Valbonë në veri deri në liqenin e Fierzës në jug dhe përfshin qytetin Bajram Curri. Pjesëtarë të fisit Krasniqi gjenden edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Rajoni quhet Krasniqe apo Krasniqja dhe populli i saj quhet Krasniqë. Rajoni i Krasniqes ndodhet në rrethin e Tropojës dhe shtrihet nga kufiri malazez në veri deri në liqenin e Fierzës në jug, nga rajoni i Mërturit në perëndim deri në rrethin e Hasit në lindje dhe përfshin pjesën më të madhe të luginës së sipërme të Valbonës. Kufizohet me rajonet tradicionale fisnore të Bugjonit në jug, Gashit në verilindje, Nikaj-Mërturit në perëndim dhe Bytyçit në lindje. Vendbanimet kryesore të rajonit janë qyteti i Bajram Currit, Bujani, Shoshani, Koçanaj, Dragobia, Bradoshnica, Dega, Llugaj, Murataj, Margegaj, Lëkurtaj etj.
Krasniqja i ka rrënjët në Malësinë e Gjakovës, por me kalimin e shekujve është përhapur edhe në viset fqinje. Kështu, shumica e pasardhësve të fisit të Krasniqes sot gjenden në Kosovë, të cilët janë vendosur aty që nga fundi i shekullit të 17-të.[2]
Traditat gojore dhe tregimet fragmentare u mblodhën dhe u interpretuan nga shkrimtarë që udhëtuan në rajon në shekullin e 19-të për historinë e hershme të Krasniqes. Johann Georg von Hahn regjistroi traditën e parë gojore për origjinën e Krasniqes nga një prift katolik i quajtur Gabriel në Shkodër në vitin 1850. Sipas këtij tregimi, paraardhësi i parë mashkull i drejtpërdrejtë i Krasniqëve ishte Kastër Keqi, i biri i një shqiptari katolik të quajtur Keq, i cili u arratis nga pushtimi osman dhe u vendos në zonën sllavishtfolëse që do të bëhej më vonë rajoni historik fisnor i Piperit në atë që sot është Mali i Zi. Djemtë e tij, vëllezërit Lazër Keqi(paraardhësi i Hotit, Ban Keqi(paraardhësi i Triepshi), Merkota Keqi(paraardhësi i Mrkojeviqit) dhe Vas Keqi(paraardhësi i Vasojeviqit) u desh të braktisnin fshatin pasi kishin kryer vrasje kundër vendasve, por Keqi dhe djali i tij i vogël Piper Keqi mbetën atje prej nga Piper Keqi u formua fisi historik i Piperëve.[3] Emri i paraardhësit të parë, Keq, në Malësi u vihej vetëm fëmijëve ose fëmijëve të familjeve me shumë pak fëmijë(për shkak të vdekshmërisë foshnjore). Në ato familje, një emër "i shëmtuar"(i çudun) është dhënë si hajmali e folur për të mbrojtur fëmijën nga "syri i keq".[4] Emri Kastër është regjistruar edhe si Krasno, Kras ose Krasto.
Edith Durham ka regjistruar një histori të ngjashme nga Marash Uci, plaku i Hotit. Sipas historisë, paraardhësit e Krasniqëve thuhet se kanë rrjedhur nga Bosnja dhe kanë migruar përmes Malit të Zi në zonën e Reçit, në veri të Shkodrës. Më pas, diku pas vitit 1600, ata u zhvendosën në brendësi në zonën e Dushajt të Epërm, në lindje të Fierzës, në atë që është gjerësisht rajoni i tyre aktual. Këtu ata morën tokën që ishte e Gashit dhe gradualisht me largimin e Gashit drejt Kosoves më 1692, Krasniqët fillojne të shtrihen ne disa vendbanime. Në procesin e krijimit të tyre si njësi fisnore, ata gjithashtu e shtynë Thaçin drejt perëndimit përmes lumit Drin.[5] Referenca për Bosnjën mund t'i referohet në fakt rajonit të Plavës, ku ndodhen malet e Hotit.
Emri Kastër dhe variantet e tij i përgjigjen një vendbanimi që shfaqet në Kristobulen e Deçanit të vitit 1330 si Krastavljane dhe në defterin e sanxhakut të Shkodrës më 1485 si Hrasto. Etimologjia e këtij toponimi me gjasë vjen nga fjala sllave hrasto qe do të thot lis.[6][7] Vendbanimi kishte dhjetë familje dhe kryefamiljari i saj ishte Pjetri, i biri të Gjonimës. Fshatrat që më vonë do të jenë pjesë e Krasniqes që dalin në defterin e vitit 1485 janë Shoshani(20 shtëpi) dhe Dragobia(6 shtëpi).
Shumica e Krasniqëve formojnë një fis në kuptimin që ata rrjedhin në mënyrë atërore nga i njëjti paraardhës. Shumica e vëllazërive të Krasniqes vijnë nga Kolë Mekshi i cili ka jetuar në mesin e shekullit të 16-të. kola dhe vëllai i tij Nikë Mekshi, njihen si paraardhësit e parë, historikë e të drejtpërdrejtë të fiseve Krasniqi dhe Nikaj.[8]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!); Parametri i panjohur |langugae=
është injoruar (Ndihmë!)