La Nazione Albanese (Shqip: Kombi Shqiptar) ishte gazetë e arbëreshëve të Italisë gjatë fundit të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20. Gazeta u themelua në vitin 1897 nga publicisti arbëresh Anselmo Lorekio.
Società Nazionale Albanese (Shoqata Kombëtare Shqiptare) u themelua në vitin 1895 nga një kongres arbëreshe e mbajtur në Corigliano Calabro dhe u drejtua nga Jeronim de Rada. Në shkurt të vitit 1897,[1] Lorekio u bë kreu i shoqatës gjatë kongresit të dytë që u mbajt në Ungra. Disa javë para se La Nazione Albanese të fillonte botimin dhe që nga ajo çast shërbeu si organ i shtypit i shoqërisë, megjithëse gazeta zyrtare e saj mbeti “Ylli i Arbëreshëve”, botuar në Corigliano Calabro.
Më 18 prill 1900, Società Nazionale Albanese u transferua në Comitato Nazionale Albanese (Komiteti Kombëtar Shqiptar) dhe selia e tyre u transferua në Romë.
Me vdekjen e Lorekios më 1924, gazeta La Nazione Albanese morri fund.[2]
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)