Laert Vasili Λαέρτης Βασιλείου | |
---|---|
![]() | |
Lindi | 7 mars 1974 (51 vjeç) |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni |
|
Vite aktiviteti | 1991–aktualisht |
Gjatësia | 174 cm (5 ft 9 in) |
Laert Vasili (greqisht: Λαέρτης Βασιλείου, Laertis Vasiliou; lindur më 7 mars 1974) është aktor, regjisor, përkthyes, dramaturg dhe producent shqiptar. Ai lindi në Delvinë, Sarandë. Në vitin 1993, nisi studimet për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë, por që në vitin 1994, u largua në Greqi bashkë me familjen. Po në këtë vit, ai u regjistrua në Akademinë e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë. Vasili doli i dyti nga 750 aplikantë. U diplomua në vitin 1997.[1]
Vasili është me prejardhje shqiptare nga ana e babait dhe me prejardhje greke lindur ne Shqiperi nga nëna. Të dy prindërit e tij ishin ushtarakë me profesion. Si rezultat, familja zhvendosej në vende të ndryshme dhe për këtë arsye ai e kaloi fëmijërinë mes Tiranës, Sarandës dhe Delvinës. Ai filloi të aktrojë në moshën 16-vjeçare, duke luajtur pjesë kryesore në disa shfaqje teatrale shkollore.[2]
Ai u nominua për çmimin Dimitris Horn për "Aktori më i mirë i ri" në 2001.[3]
Në vitin 2012, Vasili drejtoi një shfaqje në Greqi Corpus Christi që përshkruan Jezu Krishtin dhe apostujt e tij si një grup burrash homoseksualë. Drama e vitit 1997 u shkrua nga dramaturgu amerikan Terrence McNally. Kisha Ortodokse Greke dhe ekstremisti i djathtë Agimi i Artë protestuan kundër shfaqjes dhe Vasili dhe aktorët e shfaqjes u përballën me akuza për blasfemi në Greqi. Vasili kritikoi faktin se prokurorët po përdornin burime të pakta për të ndjekur penalisht kastin e tij, në vend që të hetonin shmangësit e taksave që kishin kontribuar në krizën ekonomike të Greqisë: “Ajo që shoh është se ka njerëz që kanë grabitur vendin e verbër, që nuk janë në burg dhe prokurori kthehet kundër artit”, tha Vasili për Reuters.[4]
Shtypi grek e ka përfshirë Vasilin në listën e njerëzve të vitit 2008, botuar nga gazeta “Elefterotipia”. Ai ka karrierë të gjatë në filma televizivë dhe në teatër. Shfaqja “Emigrantët”, i dha çmimin e parë të regjisë në Festivalin Ballkanik, 2005, ndërsa “Një në dhjetë” u vlerësua me “Mess Future Prize” në një tjetër Festival Ndërkombëtar të Sarajevës. Filmi “Mirupafshim” e vendosi përkrah Margarita Xhepës.[5]
Vasili ishte pjesë e sezonit të parë të spektaklit Dance with Me në TV Klan në vitin 2014. Vasili dhe këngëtarja profesioniste Zajmina Vasjari dolën të dytët nga gjashtë çiftet konkurruese në finale. Ai gjithashtu fitoi sezonin e parë të spektaklit Blind Taste në Vizion Plus. Ai doli i pari në finalen e madhe më 4 korrik 2015 përpara 32 kandidatëve.[nevojitet citimi] Në dhjetor të 2024-ës, ai mori pjesë si banor në reality show Big Brother VIP Albania.[6]
Vasili ka marrë çmime të ndryshme gjatë jetës së tij artistike.
Viti | Çmimet | |
---|---|---|
2024 | Regjisori i Mirë | International Theatre Festival of Prespa |
2019 | Qytetar Nderi i Delvinës[7] | Qyteti i Delvinës |
2018 | Actor of Europe[8] | International Theatre Festival Actor of Europe |
2015 | Regjisori i Vitit[9] | Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi |
2013 | Special Award[10] | 2nd Annual Gay Theatre Awards |
2008 | Mess Future Prize[11] | Mess Sarajevo International Theatre Festival |
2005 | Regjisori më i mirë[12] | Festivali Ballkanik i Komedisë |
Viti | Filmi |
---|---|
1995 | Pranvera e ëmbël Arkivuar 19 qershor 2016 tek Wayback Machine |
1997 | Mirupafshim |
1999 | Ditari |
2000 | Edge of Night |
2000 | Stela e përflakur |
2001 | Annas Somer |
2001 | Tomorrow Is Another Day |
2001 | Alexandreia |
2002 | Dashuria erdhi nga larg |
2003 | Playing Parts |
2003 | Oikos antohis |
2005 | Hostage |
2005 | Dielli i Egjeut |
2005 | Liqeni i psheretimave |
2006 | Për Anën |
2007 | Oi istories tou astynomou Beka |
2007 | Salla e pritjes |
2008 | Charlie's Son |
2010 | Tingulli i Heshtjes |
2011 | Red Sky |
2011 | Balkan Bazaar |
2012 | Agon |
2015 | Paftuar |
2015 | Menge Kemishe |
2015 | Three |
2018 | The Invocation of Enver Simaku |
2019 | The Miracle of the Sargasso Sea |
Si aktor, Vasili ka bashkëpunuar me disa nga regjisorët më të shquar të skenës në Evropë si: Robert Wilson, Dimiter Gotscheff, Andrew Visnevski, Aleksandar Popovski, Teo Terzopoulos, Roula Pateraki, George Kimulis, Antonis Antypas etj.
Kjo listë përfshin emrin e autorit, veprën, dhe personazhin në kllapa.
Në 2003-shin, Laert Vasali filloi të merrej me regji teatri duke përkthyer dhe vënë në skenë me aktorë shqiptarë dramën "Emigrantët" të polakut Slavomir Mrozhek në teatrin "Neos Cosmos" në gjuhë shqipe dhe greke.[13] Si regjisor në teatër ka vënë në skenë veprat:
Gjithashtu ka shqipëruar veprat: