Ledri Vula | |
---|---|
![]() Vula në 2019 | |
Informata themelore | |
Lindi | 10 korrik 1986 (38 vjeç) Prishtinë, RSF e Jugosllavisë (tani Kosova) |
Prejardhja | Shqiptar |
Zhanret | |
Profesionet |
|
Vitet aktive | 2005-aktualisht |
Ish-anëtar |
|
Ledri Vula (i lindur më 10 korrik 1986) është një reper, këngëtar dhe kantautor shqiptar nga Prishtina. Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë.
![]() | Seksioni ka nevojë për zgjerim. Ju mund të ndihmoni duke shtuar përmbajtjen. |
Ledri Vula u lind më 10 korrik 1986 si biri i Agron dhe Xheraldina Vulës në Prishtinë, Kosovë.[1][2] Babai i tij është producenti televiziv Agron Vula nga Gjakova e Kosovës, kurse nëna e tij është gazetarja dhe personaliteti televiziv Xheraldina Vula me prejardhje nga Ulqini i Malit të Zi. Ai nisi karrierën e tij në muzikë në 2005 si pjesëtar i dyshes së hip-hopit Skillz, së bashku me Visar Shalën.[3] Duoja u shpërbë për shkak të rritjës së karrierës së tij solo.[4] Ai debutoi si artist solo në dhjetor 2014 me lëshimin e këngës single "100 Probleme".[5]
Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, Vula dhe familja e tij ofruan përkrahje të menjëhershme ndaj familjeve dhe viktimave të ndikuara prej tij.[6][7] Në maj të vitit 2020, ai shprehu përkrahje të lëvizjes Black Lives Matter në lidhje me protestat për George Floyd.[8] Po atë vit zgjati përkrahjen e tij ndaj fushatës Liria ka emër, e krijuar pas konfirmimit të aktakuzës kundër disa figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.[9][10][11]