Llivanati

38°43′0″N 23°3′0″E / 38.71667°N 23.05000°E / 38.71667; 23.05000

Llivanat
Λιβανάτες
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej3,023
TargatMI
Vendndodhja e Llivanatit në Periferinë e Fthiotis

Llivanat[1] (greqisht: Λιβανάτες/Livanátes) është një qytet bregdetar (popullsia në vitin 2001: 3023) në Fthiotis, Greqia qendrore i banuar nga Arbëreshë (gr: Arvanites). Ai ndodhet 68km në juglindje të Lamias dhe ishte qendra e komunës së Dafnusias midis 1997 dhe 2011.

Kinos, një vendbanim i lashtë ndodhet në skaj të qytetit. Vendbanimi mesjetar u krijua nga Arbëreshët. Llivanati ka qenë dëshmuar që nga viti 1540 si një vendbanim shqiptar. Dialekti Arbërisht (gr: Arvanitika) i folur në Llivanat ka disa karakteristika unike që e dallojnë atë nga dialektet e tjera Arbëreshe.

Llivanati ishte i famshëm për liderin e Revolucionit grek Odise Andruço, babai i tij Andrea Verushi (i njohur si Andruço) lindi në 1740. Monumenti i tij ndodhet në sheshin kryesor. Ai ishte një udhëheqës i kryengritësve dhe ishte aleat me Llambro Kaxonin. Flota e vogël Kaxonit së bashku me Andruçon dhe 500 qytetarë u krijoi shqetësim të madh otomanëve, por rebelimi i tyre u shtzp në fund të shekullit 18-të. Andruço ishte një armëtar i shkëlqyer. Në vitin 1793, Kaxoni u dërguan në Stamboll dhe u torturua deri në vdekje.

Llivanati kishte 18 udhëheqës luftëtarë në Revolucionin grek të 1821: Dhimitraq Angjeli, Anesti Gjergji, Andon Jani, Jani Karalimba, Qriako Kaxaro, Lluka Konsta dhe Pseftura, Mihal dhe Ëngjëll Mihallopullo, Panajot Miço dhe Çoti, Gjergji Muka, Nikolla Verushi (kushëri i parë i Odise Andruços), Dhimitër Poliberopulli, Janaq Papatheodosi, Niko Stabulota, Dhimo Stergjo, Maqo Stergjo dhe Steriano, Jani Çeliku dhe Vergjo Gjergji.

Në 1825, Odise Andruço, hero i Betejës së Gravias, së bashku me 600 shqiptarë marshuan në Llivanat dhe më 31 mars dhe ditën në vijim, ngritën armët kundër Gura dhe Rukis. Forcat e qeverisë të drejtuara Guras, i rrethuan ata tek Manastiri i Shpëtimtarit të Bolivisë dhe e kapën Andruçon. Ai u dërgua në Akropoli në Athinë, ku ai u vra dhe u var.

Llivanati kishte 1.021 njerëz në 1890. Në prill 1894, një tërmet i fortë shkatërruar qytetin dhe vrau 5 banorë dhe plagosi 20 të tjerë.


  1. ^ Bellusci, Antonio (1994). Ricerche e studi tra gli arberori dell'ellade. Centro ricerche socio-culturali G. Castriota. fq. 39.