Iart Luca Shytaj (lindi më 3 shkurt 1986) êshtë shahistë dhe virolog shqiptaro-italian.
Shytaj fitoi Kampionatin e Shahistave Shqiptarë më 2003. Ai morri titullin mjeshtër ndërkombëtar më 2006 dhe fitoi Kampionatin Italian të Shahut në vitin 2009.[1] Ai arriti normën e tij të parë grandmaster (GM) në gusht 2009, e dyta e tij gjatë sezonit Bundesliga e Shahut 2016/17, dhe e treta e tij në Festivalin Mulhouse në korrik 2018. Ai iu dha titulli në tetor 2018.[2] Ai është lojtari i 14-të italian që arrin titullin e Grandmaster.[3][4]
Shytaj përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadat e 36-të dhe të 37-të të Shahut, dhe Italinë në Olimpiadën e 38-të të Shahut.[5]
Shytaj mori një diplomë bachelor në biologji nga Universiteti La Sapienza, dhe një diplomë master në gjenetikë dhe biologji molekulare nga i njëjti universitet.[1] Tezën e tij PhD, e cila rezultoi në një kurë funksionale të SIDA-s në macaques,[6] u emërua si një nga tre prezantimet më të mira në HIV Dart 2012, një konferencë ndërkombëtare për proceset e zhvillimit të ilaçeve në kërkimin antiretroviral.[7] Që nga viti 2017, Shytaj punon në Universitetin e Hajdelbergut.[8]
Shytaj lindi në Tiranë. Ai u transferua në Itali me prindërit e tij në moshën gjashtë vjeç, dhe ai u bë një qytetar italian në vitin 2007.[1] Ai u martua me shahisten gjermane Elisabeth Pähtz në shtator 2015.[9]
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)