Me emrin Malësi ose Malcí për vendin, si dhe malësorë apo malcorë për banorët, kuptohet njëri prej grupeve të mëdha etnografike që përbëjnë Shqipërinë e Veriut. Ky emërtim si emër i përveçëm i jepet vetëm rajonit të njohur në gjeografi si Alpet e Veriut.[1]
Viset e Malcisë shtrihen mbi dhe përtej territorit ku në Mesjetë gjendej Pulatum-i që një periudhë u qeveris nga fisnikët e familjes Shpani.[1] Në këtë territor u dyndën në formë valësh një popullsi e re blegtorësh shtegtues. Kjo popullsi sipas Zojzit, nisi të vendosej aty pari nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë sepse, pse ndër shekujt XII-XIV filloi të përmendej ndër dokumente. Fise të cilat gjatë shek. XVII-XVIII u zhdukën dhe në shek. XIX u konstatuan mbeturinat e tyre nga udhëpërshkruesit.[2]
Emërtimi mal shënjon një nga lidhjet e ndryshme të bashkësive në shoqërinë tradicionale shqiptare, karakteristik për shqipen si emërtim, sipas Çabejt. Përmendja e parë e kësaj lloj bashkësie ka qenë Mali i Hotit (srb. Hotina Gora) nga burimet serbe më 1330, pastaj në ato venedikase të shek. XV (lat. Capitanes Montanee Ottorum) e në ato osmane më 1485 (Nahija e Maleve Hot).[3]
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)