Marjorie Agosín (lindur më 15 qershor 1955) është shkrimtare kiliano-amerikane.
Ajo është shquar për qëndrimet e saj ndaj të drejtave të grave në Kili.[1] Kombet e Bashkuara e kanë nderuar për punën që ka bërë për të drejtat e njeriut.[2] Gjithashtu, ajo ka fituar shumë çmime të rëndësishme letrare. Qeveria kiliane i ka dhuruar Medaljen e Nderit për Arritjet në Jetë në vitin 2000.[3]
Agosín ka lindur në vitin 1955, fëmija e Moises dhe Frida Agosín në Bërkli, Kaliforni, pak para se të lëviznin në Kili, ku e kaloi fëmijërinë në një komunitet gjerman.[4]
Njihet për shumë vepra: librat e saj të botuar, jo vetëm ata që ka shkruar, por edhe ata që ka redaktuar, numërohen mbi tetëdhjetë.[5] Ajo ka kontribuar në antologjinë Motëria Është Botërore: Antologjia e Lëvizjes Ndërkombëtare Të Gruas të vitit 1984, redaktuar nga Robin Morgan, me veprën e saj "Gratë e tymit" (Women of smoke).[6] Të dy librat e saj më të fundit janë përmbledhje poezish, Drita e Dëshirës / La Luz del Deseo (The Light of Desire / La Luz del Deseo), përkthyer nga Lori Marie Carlson (Swan Isle Press, 2009), dhe Sekretet në Rërë: Zonjushat e Huarezit (Secrets in the Sand: The Young Women of Juárez), përkthyer nga Celeste Kostopulos-Cooperman (White Pine Press, 2006), për vrasjet e femrave në Ciudad Juárez.[7] Ajo jep mësim gjuhën spanjolle dhe letërsinë amerikano-latine në Kolegjin Uellësli.[8]
{{cite web}}
: |archivedate=
dhe |archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl=
dhe |archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: |archivedate=
dhe |archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl=
dhe |archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
|url=
value. Empty.