Partner i mundësive të zgjeruara |
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) mban marrëdhënie të jashtme me shumë vende joanëtare anembanë globit. NATO drejton një sërë programesh të cilat ofrojnë një kornizë për partneritetet ndërmjet saj dhe këtyre vendeve joanëtare, zakonisht bazuar në vendndodhjen e atij vendi. Këto përfshijnë Këshillin e Partneritetit Evro-Atlantik dhe Partneritetin për Paqe.[1]
23 nga 27 shtetet anëtare të BE-së janë anëtarë të NATO-s. Katër shtete anëtare të BE-së, të cilët kanë deklaruar mos-angazhimin e tyre me aleancat ushtarake, janë: Austria, Qiproja, Irlanda dhe Malta. Të gjitha këto vende përveç Qipros i janë bashkuar programit të Partneritetit për Paqe.