Matej Mazreku ose Matija Masarek (1726–1808)[1] ishte një prift katolik i shekullit të 18-të. [2] Në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të ishte kryepeshkop i dioqezës katolike romake të Shkupit. Raportet e tij në Vatikan janë një burim i rëndësishëm për studimin demografik të dioqezës së tij.
Imzot Matej Mazreku lindi në Janjevë. Mësimet i filloi në Kolegjin Ilirik të Shën Palit e Shën Pjetrit në Ferma të Italisë dhe i vazhdoi në kolegjin Urbanian në Romë, ku dhe i përfundoi studimet për teologji (1746).[1] Në vitin 1750 ishte kryepeshkop i Dioqezës Katolike Romake të Shkupit. [3] Sipas raporteve të kohës, në vitin 1756 ishte famullitar i Janjevës dhe vikar gjeneral i Argjipeshkvisë Shkup-Prizren. Me dekretin e Kongregatës së Shenjtë, më 1758 u emërua argjipeshkëv i Argjipeshkvisë Shkup Prizren. Shugurimi i tij u bë në Dubrovnik në vitin 1759. Raportet që M. Mazareku ia dërgon Selisë së Shenjtë flasin për gjendjen e vështirë të Argjipeshkvisë Shkup-Prizren, për plaçkitjen dhe rrënimin e kishave, për islamizimin me dhunë të shqiptarëve etj. Vdiq në Janjevë, pas një sëmundjeje të gjatë.[1]
Baza e pozicionit të tij janë toponimet në Malësi (rajon i Shqipërisë veriore dhe jugut të Malit të Zi). Elsie e lidh emrin me Mazrekun, një fis shqiptar në veri të Shkodrës. [4] Emri Mazrek(u), që në shqip do të thotë mbarështues i kuajve, gjendet në të gjitha trevat shqiptare. [5][6]
Shumë nga paraardhësit dhe pasardhësit e tij ishin priftërinj të shquar katolikë, si:
Ai i shkroi raporte Vatikanit gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 18-të. Këto raporte përfshijnë përshkrimin e migrimeve të njerëzve nga Malësia (rajoni i ndarë tani nga Mali i Zi dhe Shqipëria) në rajonin që ai i referohej si Serbia (Kosova e sotme). Në vitin 1792 ai raportoi se fshatrat përreth Gjakovës kishin dyndje katolike nga Shqipëria. [8]
Raportet e tij përfshijnë shumë ankesa për shqiptarët e ardhur nga Malësia. [6] Lutjet e tij përfshinin "Ab albanensibus libera nos Domine". [6] [9]
V drugi polovici 18. stoletja je tako npr. katoliški nadškof Matija Masarek v Skopju pisal o hudih pritiskih muslimanskih Albancev (»Libera nos, Domine, ab Albanensibus ! «) in stalnih sporih s predstavniki pravoslavne vere, ki so silili katolike k ...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
Petar Mazarek ili Massarechi
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
So berichtet Matteo Mazrreku 1792 von einigen Dörfern in der Umgebung von Gjakova, daß sie Zuzug von Katholiken aus Albanien erhalten hätten, „venuti per motivo della fame dalle Montagne dell'Albania" = Archivio storico ...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
He prays: "Ab albanensibus libera nos Domine."90 He may have had a personal reason for doing so. Nevertheless, Mazrreku's report is interesting because it points out the significant role of the Albanians in the Ottoman Empire by the end ...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)