Melamitë janë një tarikat sufi i Islamit aktiv që nga shekulli i nëntë në Horasanin e Madh. Emrin e marrin nga fjala arabe malāmah (ملامة) që domethënë "faj", dhe pasuesit e kësaj përudhjeje shpirtërore besojnë te vlera e vetëfajësimit. Duke e çmuar devotshmërinë çështje private, nëse i jepej haku siç duhej atëherë të shpie drejt lidhjes së përmbarshme me botën. Pasuesit e fshehin dijen e tyre dhe siguroheshin që fajet e tyre të dilnin në dritë, që t'u kujtohej papërsosmëria.[1]
Melamitë e kanë zanafillën në Nishapur të Horasanit, në Persinë Lindore, që në shekujt e nëntë dhe të dhjettë dhe i pari i tarikatit njihet Hamdun al-Qassar.[2] Për shkak të largësisë me Bagdadin, përudhja shpirtërore e tarikatit Melami pati një zhvillim deri diku të pavarur deri kur praktikat sufi të Horasanit me të Bagdadit u gërshetuan. Me ngritjen e letrave sufi dhe zmadhimin e Bagdadit si qendër politike e kulturore, termi Sufi u bë petku përmes të cilit kuptohej çdo mistik musliman, megjithatë disa vlerësojnë se Melamitë kanë qëndrime të ndryshme jo vetëm nga Sufizmit, por edhe nga Islami.
Melamitë, si tarikat brenda Perandorisë Osmane, u përhapën në Ballkan mjaft herët. Ndërkohë që Oghlan Shehut i mveshet prurja e mësimeve të tarikatit nga Anadolli në Stamboll, i cili u ekzekutua për herezi më 1529 po në kryeqytet, ka gjasë që ai që e nisi përhapjen në Ballkan ishte i quajturi Ahmed Gamilexhiu nga Hajrabolu në Traki.[3] Pas përndjekjes që iu bë pasuesve të tarikatit me në krye Hamzain nga hierarkia fetare e ulemave, më 1582 ngrejnë krye dhe pësuan represion të përgjithshëm.[4]
Nipi i Hamzait, Shejh Ibrahimi i njohur si Al-Kazazi (mëndafshpunuesi) u shtrëngua të vendosej në Kairo, ku drejtoi një nëndegë tarikati (taifa) të njohur si Bajramitë.[5]
Në viset shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut vijoi veprimtarinë e vet një degëzim tjetër i tariaktit, i njohur si Malãmiyya-Nüriyya që themelet i ka në shek. XIX, i cili pati gjallëri të veçantë duke ruajtur lidhjet kulturore me vendet arabe. Themeluesi i këtij degëzimi, Muḥammad Nūr al-Arabī (1813-1887), vinte nga Tantah në Egjipt. Në një datë që nuk dihet udhëtoi për në Vilajetin e Kosovës, ku përveç ndejës në Prizren, shkoi të shumtën e jetës së vet në Shkup, ku u njoh si Hoxha Arapi.[6] Hapi disa teqe në vilajetin e Kosovës dhe Manastirit dhe pati pasues. La pas të bijën, e cila u martua me ‘Abdurraḥīm Fedai Efendiun, një myderriz i cili e pasoi vjehrrin e tij si shejh i tarikatit.[7]
Në viset e ish-vilajetet e Kosovës dhe Manastiritu çelën këto teqe:
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)