Mexichromis mariei | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | Animalia |
Filumi: | Mollusca |
Klasa: | Gastropoda |
Rendi: | Nudibranchia |
Nënrendi: | Doridina |
Superfamilja: | Doridoidea |
Familja: | Chromodorididae |
Gjinia: | Mexichromis |
Lloji: | M. mariei
|
Emri binomial | |
Mexichromis mariei (Crosse, 1872)[1] | |
Sinonime | |
|
Mexichromis mariei(shqipëruar Meksikromis mariei) është një lloj ligaveci detar shumëngjyrësh, klasifikuar si branshi-zhveshur dorid. Bëhet fjalë për një butak gastropod të ujërave të kripura pa guaskë që bën pjesë në familjen Chromodorididae.
Lloji u përshkrua për herë të parë në Kaledoninë e Re, por në fakt haset shpesh në zonën qendrore të Oqeanit Indo-Paqësor. Disa lloje të tjera që jetojnë në Japoni mund të kenë lidhje farefisnore me llojin në fjalë.
Mexichromis mariei ka një mantel të bardhë në rozë të zbehtë me gunga rozë-vjollcë të rrumbullakosura të shpërndara mbi të. Përshkrimi origjinal përmend njolla të kuqe rreth buzës së mantelit, por zakonisht ka një brez të verdhë që mund të jetë i ndërprerë. Branshitë janë rozë e zbehtë, ndërsa kërcejtë e tyre kanë një vijë vjollcë në anën e jashtme. Rinoforet janë rozë e zbehtë në bazë dhe gradualisht bëhen vjollcë në majë.