Mile Kitić

Mile Kitiq
Миле Китић
Kitić duke performuar në 2021
Kitić duke performuar në 2021
Background information
Emri i lindjesMilojko Kitić
Lindi (1952-01-01) 1 janar 1952 (72 vjeç)
Cerani, Republika Socialiste e Bosnjës dhe Hercegovinës, Jugosllavi
ZhanretFolk
Këngëtar
Vitet aktik1974–vazhdon
Labeli

Milojko "Mile" Kitiq (lindur më 1 janar 1952) është një këngëtar popullor serb me origjinë boshnjake.[1] Pothuajse njëzëri, ai konsiderohet si legjendë e muzikës ballkanase. Ai u bë i njohur si anëtar i kolektivit popullor të viteve tetëdhjetë Juzhni Vetar me këngëtarët e tjerë të folklorit Sinan Sakiq, Dragana Mirkoviq, Kemal Malovčić dhe Shemsa Sulakoviq.

Mile Kitić, së bashku me disa këngëtarë të tjerë, është një ndër artistët më të kopjuar në periudhën e viteve 2000 nga këngëtarët shqiptare. Ka shumë gjasa që meloditë e këngëve të tij të jenë të njohura për lexuesin.

Një nga hitet e tij të para ishte kënga "Mala, mala iz Novog Pazara" ("E vogla, e vogla nga Pazari i Ri"), por padyshim kënga e tij më e famshme dhe diamanti i muzikës turbofolk është "Krajlica Trotoara"("Mbretëresha e trotuareve"), ku ai rrëfen emocionalisht takimin me dashurinë e tij të parë e cila tashmë endej rrugëve si punëtore seksi.

Jeta dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kitić lindi në ditën e Vitit të Ri, 1952, në fshatin Ceran afër qytetit të Derventës, RS e Bosnje dhe Hercegovinës, RSF e Jugosllavisë. Shkollën e mesme e kreu në Vogoshqë.

Publikimi i tij i parë ishte "Čija si ljubav" (Dashuria e kujt je) në 1975, ndërsa albumi i tij debutues u publikua në 1982. Ai iu bashkua Juzhni Vetarit në vitin 1984 dhe fitoi sukses pothuajse të menjëhershëm me albumin dhe këngën "Čaša ljubavi" (Gota e dashurisë). Ndërsa në grup ka bashkëpunuar edhe me këngëtarët e tjerë të muzikës popullore jugosllave Sinan Sakiq, Dragana Mirkoviq, Kemal Malovçiq dhe Shemsa Sulakoviq. Gjatë Luftës së Bosnjës të viteve 1990, ai dhe familja e tij u larguan në Beograd.

Kitić ka dy vajza nga dy martesa dhe dy mbesa nga i parëlinduri. Ai e ndan jetën e tij mes Beogradit dhe Hanoverit me gruan e tij të dytë, gjithashtu një këngëtare e njohur, Marta Saviq. Vajza e tij e vogël Elena Kitić është një këngëtare R&B .

 

  • Moja slatka mala (1982)
  • Jorgovani plavi (1983)
  • Čaša ljubavi (1984)
  • Ja neću ljepšu (1985)
  • Kockar (1986)
  • Mogao sam biti car (1987)
  • Što da ne (1988)
  • Osvetnik (1989)
  • Stavi karte na sto (1990)
  • Gledaj me u oči (1991)
  • Ćao, Jelena (1992)
  • Vuk samotnjak (1993)
  • Moj sokole (1994)
  • Okreni jastuk (1995)
  • Ratnik za ljubav (1996)
  • Ostaj ovde (1997)
  • Do sreće daleko, do Boga visoko (1998)
  • Tri života (1999)
  • Zlato, srebro, dukati (2000)
  • Plava ciganko (2001)
  • Budi moja (2001)
  • Policijo, oprosti mi (2003)
  • Zemljotres (2004)
  • Šampanjac (2005)
  • Šanker (2008)
  • Paklene godine (2012)
  • Rakija (2013)
  • Nokaut (2014)
  • Mađioničar (2017)
  1. ^ Orhidea Gaura (23 dhjetor 2008). "Turbobiznis narodnjačkih klubova" [Turbo-business of turbo-folk clubs] (në serbisht). Nacional. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2012. Marrë më 22 korrik 2012.