Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Mirel Josa | ||
Datëlindja | 1 qershor 1963 (61 vjeç) | ||
Vendlindja | Tiranë, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1980–1990 | Tirana | 100 | (22) |
1992–1995 | Kavala | 20 | (1) |
1991–1992 | Aris | 22 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1984–1992 | Shqipëria | 27 | (1) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2003–2007 | Tirana | ||
2007–2008 | Vllaznia | ||
2008–2009 | Elbasani | ||
2009–2010 | Teuta | ||
2010–2011 | Shkumbini | ||
2011–2012 | Vllaznia | ||
2012–2016 | Skënderbeu | ||
2016–2017 | Tirana | ||
2017– | Prishtina | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Mirel Josa (lindur më 1 qershor 1963)[1] është një ish futbollistë shqiptar dhe një trajner futbolli, i cili momentalisht drejton klubin kosovar KF Prishtina në Superligen kosovare. Si lojtar, ai ka luajtur në Greqi me klubet e Kavala dhe Aris.[2]
Si lojtar i Tiranës, Josa do të kujtohet gjatë për golin e tij në minutën e fundit shtesë kundër rumunëve të FC Dinamo București në 1986–87 European Cup Winners' Cup, gjë që e kualifikoi skuadrën e tij në çerek–finalen e kompedicionit.[3]
Në vitet e tij të rinisë, Josa e përshtati veten e tij si mbrojtës dhe mesfushor sulmues. Gjatë Kampionatit Evropian nën-18 të vitit 1982 që u zhvillua në Finalndë, Josa arriti të shënojë gol në humbjen 1–3 kundër Holandës, gjë që e skualifikoi Hollandën, në një ndeshje ku Marco van Basten ishte i pranishëm.[3]
Gjatë 1984 Kampionatit Evropian U–21, goli i tij bëri që Shqipëria të barazonte kundër Gjermanisë Perëndimore, gjë që ishte një faktor përcaktues në kualifikimin e Shqipërisë në çerek–finale, duke eleminuar Gjermaninë Perëndimore, Turqinë dhe Austrinë [3]. Pas kësaj ndeshje Josa u nderua me titullin "Mjeshtër i Sportit".[4]
Me kombëtaren e të rriturve gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 1986, ai shënoi golin me kombëtaren që rezultoi të ishte goli i fitores i Shqipërisë në ndeshjen kundër Belgjikës.[3]
Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare.
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 22 dhjetor 1984 | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëria | ![]() |
1–1 | 1–0 | Kualifikueset e Kupës së Botës 1986[5] |
Në gusht 2012, ai u vendos si trajneri i ri i Skënderbeut dhe që nga ajo kohë ka fituar dy herë kampionatin respektisht në sezonet 2012–13 dhe 2013–14. Ai gjithashtu ka fituar dy herë edhe Superkupën e Shqipërisë respektivisht në vitet 2013 dhe 2014.
Josa është djali i mjekut te shquar,Shyqyri Josa,i cili u nda nga jeta para pak kohesh.