Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
![]() |
Mondeks është një kartë e mënçur e sistemit të pagesës elektronike që u zhvillua nga National Westminster Bank dhe më pas u shit tek MasterCard International. Mondeks hyri në përdorim në fillim në mënyrë eksprimentale në disa shitore të Suindonit të Anglisë, gjatë viteve 1990, duke u përhapur më pas nëpër Angli, në Hong Kong, Guelf të Kanadasë dhe Nju Jork.
Mondeks® është pjesë prodhimesh të kartave të mençura (smart cards) e MasterCard International, që u jep mundësi kartë-mbajtësve të mbajnë, ruajnë dhe shpenzojnë vlera në para duke përdorur një kartë pagese. Është më e shpejtë se përdorimi monetar i sotshëm, dhe në disa raste më i sigurt. Punon saktësisisht si paraja, duke afruar përçim të menjëhershëm të vlerës pa kërkesën e firmimit,PIN ose ndërveprimet autoritative. Platforma e vetme e Mondeks lejon përdorimin e saj në kanale të shumë-fishtë ku paraja nuk mund të përdoret përfshi këtu:
Mondeks ruan vlerat si informacion elektronik në një mikroçip, më mirë se kartmonedhat apo paratë e vogla. Vlera ndryshohet me saktësi nga çipi në kartë në një çip në një mbarues (terminal) ose kartë-lexues.
Emri "Mondeks" është një emër i përbërë nga dy fjalë, nga fjala angleze money - para, lek, dhe fjala greke δεξί, dheksi - drejtë. Pra, mondeks do të përkthehej "para e drejtë", ose në një përkthim të lirë "para në dorë; para e gatëshme".