Michael David Quatlebaum Jr. (lindur në 2 prill 1986) i njohur dhe me emrin skenik Mykki Blanco është një reper amerikan, performues, poet dhe aktivist.
Quattlebaum lindi në Orange County, Kaliforni. Babai i tij, Michael Quattlebaum, ishte një specialist IT përpara se të bëhej psikik. Ndërsa mamaja, Deborah Butler punonte si avokate pranë një zyre ligjore dhe tregtare. Origjina e babait të tij ishte afro-ameriakne e përzier me atë hebraike.[1] Prindërit e Quattlebaum u divorcuan kur ai ishte dy vjeç. Si fëmijë ai jetoi në San Mateo County, Kaliforni me gjyshërit nga ana e babait, përpara se të zhvendosej në Raleigh, Karolina Veriore.[2]
Në moshën 15 vjeçare ai u nderua me një çmim për kolektivin performues që themeloi me emër “Paint in Consciousness Experimental Theater” në Raleigh.[3][4]
Kur Quattlebaum ishte 16 vjeç, ai u arratis drejt Nju-Jorkut. Më pas ai shpenzoi pak kohë në Kaliforni, përpara se të fitonte bursë të plotë për të ndjekur shkollën “School of the Art Institute of Chicago”, por e braktisi kolegjin pas dy semestrash në 2006. Ai ndoqi gjithashtu për pak kohë shkollën “Parsons School of Design” në Nju-Jork.
Blanco ka përdorur përemra të ndryshëm identifikues gjatë karrierës së tij.[5]
Alter egoja artistike e Quattlebaum, Mykki Blanco nisi në një video në Youtube në 2010, por më pas u shndërrua në një projekt muzikor dhe artistik..[6] Influencat artistike të Blanco përfshijnë Lil' Kim, GG Allin, Jean Cocteau, Kathleen Hanna, Lauryn Hill, Marilyn Manson dhe Anaïs Nin.[7] Ai gjithashtu është inspiruar prej lëvizjes kulturore riot grrrl dhe queercore, kryesisht prej regjisorit Bruce LaBruce si dhe drag queen-i Vaginal Davis.[8]
Blanco është cilësuar si një prej pionerëve të zhanrit “queer hip-hop”. Blanco nuk bie dakort me ata që e portretizojnë si artist drag queen, duke thënë “Nuk do të quhesha një reper transvestitë, unë vij nga lëvizja kulturore punk dhe Riot Grrrl”. Blanco është shprehur se ka identitet gjinor fluid. Blanco e përshkruan alter egon e tij artistik as si reper, as i si Marylin Manson, por më shumë si artistja Yoko Ono. Në fakt albumi i tij me titull “Mykki” fillimisht ishte menduar të titullohej “Michael” në kujtim të këngëtarit Michael Jackson.[9]
Në korrik 2015 Blanco bëri me dije përmes llogarisë personale në Facebook se është diagnostikuar si HIV pozitiv që prej 2011. Fillimisht Blanco mendonte se të qenurit HIV pozitiv do të ishte e dëmshme për karrierën e tij, duke i sjellur fundin. Kur është pyetur se pse këmbënguli për ta bërë publike këtë gjë, ai thotë: “E bëra për veten. Në një pikë jeta ime e vërtetë duhet të bëhet më e rëndësishme se sa karriera”. Ai e bëri publike këtë gjë përmes Facebook gjatë sezonit të paradës. Rreth 12.000 përdorues e pëlqyen postimin ndërsa 700 e shpërndanë atë. Përmes këtij akti Blanco rrëfehet se ndihet një person i mirë, një ndjesi që se kishte përjetuar prej kohësh.[10]
Mykki Blanco shprehet se përpara se të bënte publike faktin se është HIV pozitiv, ai parashikonte se nuk do të mund të vijonte karrierën muzikore. Blanco shprehte shqetësimin se industria e muzikës do ta përjashtonte pas kësaj deklarate: “ Mendova se pasi të dilja hapur, atëhere do ti vinte fundi dhe karrierës sime në muzikë” shprehet ai. Blanco kishte planifikuar ti dedikohej gazetarisë investigative për çështje të LGBT, por reagimet pozitive pas bërjes publike e inkurajuan atë që të vijonte karrierën artistike.[11]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: |author=
ka emër shifror (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)