Nevzat Halili | |
---|---|
Lindi | 15 shtatorë,1946 |
Kombësia | Shqiptarë |
Shtetësia | Maqedonia e Veriut |
Profesioni | Politikan |
Vite aktiviteti | 1989-2014 |
Organizata | Republika e Iliridës |
Vepra të shquara | Organizimi i referendumit dhe shpallja e Republikës së Iliridës |
Pasardhësi | Xheladin Murati |
Partia politike | PPD |
Nevzat Halili lindi në Poroj Komuna e Tetovës më 15 shtatorë në vitin 1946.
Nga blloku shqiptar, në Republikën e Maqedonisë, u formuan dy parti politike: Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), e pak më vonë edhe Partia Demokratike Popullore (PDP). Partia për Prosperitet Demokratik u formua më 16 prill, 1990, në Xhepçisht të Tetovës, kryetar i së cilës u zgjodh Nevzat Halili. Kjo parti u legalizua kur doli ligji për partitë politike, me ç’rast Partia për Prosperitet Demokratik u regjistrua si parti e parë shqiptare më 25 maj, 1990. Kjo parti ngjalli entuziazëm në mesin e popullatës dhe intelektualëve shqiptarë në përgjithësi. Edhepse sipas programit të saj, ajo nuk ishte parti kombëtare, sepse në përcaktimin programor të kësaj partie, thuhet: “Partia për Prosperitet Demokratik është parti qytetare. Ajo është parti e qytetarëve të përkatësisë kombëtare shqiptare, muslimane, turke, maqedonase, vllehe, rome. Megjithatë, ky subjekt politik arriti që rreth vetes të afrojë shtresa të ndryshme shoqërore të shoqërisë shqiptare. Në Partinë për Prosperitet Demokratik hynë ish anëtarët e Lidhjes Komuniste, ish të burgosurit politik shqiptar dhe shumë anëtarë me bindje të ndryshme politike.