Nik Xhelilaj | |
---|---|
U lind në | Kreshnik Xhelilaj 5 mars 1983 |
Titulli | Nik Xhelilaj |
Faqja në rrjet | [1] |
Nik Xhelilaj (lindur si Kreshnik Xhelilaj) është një aktor shqiptar i lindur në Tiranë më 5 mars 1983[1]. Në vitin 2004 fillon vitin akademik për dramaturgji në Akademinë e Arteve, Tiranë. Pasi kryen vitin e parë, bëhet protagonist me rolin e tij të parë në filmin Trishtimi i zonjës Shnajder me regji te Piro Milkanit.[2] Në vitin 2008, është sërish protagonist në filmin Alive! me regji te Artan Minarollit.
Ne vitin 2010, vjen sërish protagonist në filmin "Shqiptari - Der Albaner" me regji te Johannes Naber. Ndër tre filmat ku ai ka qenë protagonist, filmi Der Albaner ka marre vleresime te ndryshme ne festivale nderkombetare.
Nik Xhelilaj do të jetë prezantuesi i Festivalit të 50-të i Këngës në RTSH.
Është vleresuar me çmimin "Aktori me i mirë" ne festivalin e Moskës, në festivalin e Prishtinës, në festivalin e Antalyas dhe atë Turko-Gjerman të Nurembergut, për rolin ne filmin "Shqiptari - Der Albaner". Filmi Der Albaner gjithashtu është vleresuar me çmimin special të jurisë në Moskë, Prishtinë, Antalya si dhe "Filmi më i mirë" në festivalin e filmit në Gjenevë.[3]
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)