Nikolla Zoraqi (Tiranë, 24 janar 1929 - 1991) ka qenë kompozitor shqiptar, i cili gjatë karrierës së tij dha një kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare. Kompozitor i njohur, autor i mjaft pjesëve dramatike për solist, kor e orkestër, shumë baladave, operetave për fëmijë, bashkë me 6 uvertura, 6 koncerte për violinë dhe orkestër, 4 balete, 30 opera etj. Provoi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore, që nga kënga tek opera, nga miniatura instrumentale tek koncerti, baleti e simfonia. Në të gjitha këto gjini pati arritje të rëndësishme.
Ashtu si ndodhi rëndom në periudhën kur ai krijoi, një vëmendje të veçantë Zoraqi i kushtoi krijimit të një muzike me karakter të theksuar kombëtar, në krijimin e karaktereve shqiptare e të figurave të rëndësishme kombëtare. Këtu mund të përmendim vepra të tilla si “Komisari”, “Shota e Azem Galica”, “Cuca e maleve”, “Gjorg Golemi”, etj.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |