Njësia administrative Baldushk

Njësia administrative Baldushk
{{{postal_code_type}}}
1035

Njësia Administrative Baldushk është një njësi administrative në Bashkinë TiranëShqipëri.[1]

Ajo ndodhet 15 km në jug-perëndim të qytetit të Tiranës. Komuna Baldushk kufizohet në veri nga fshatrat Vishaj dhe ArbanëNjësisë Administrative Vaqarr, në lindje nga fshati Lugë-Shalqizë i Njësisë Administrative Bërzhitë dhe fshatrat Durisht e PetrelëNjësisë Administrative Petrelë, në jug nga fshati Pajovë i Njësisë Administrative PajovëRrethit të Peqinit, dhe në perëndim nga fshatrat Çaush, Dorëz, Grecë dhe GrorNjësisë Administrative Pezë dhe me Rrethin e Kavajës.

Territori i Baldushkut ndodhet në një luginë që përshkohet nga lumi i Zhullimës dhe përbëhet nga fusha, kodrina të vogla deri mesatare, shpate e lugina. Ky është e vendosur në një territor fushor-kodrinor në të dy anët e lumit të Zhullimës dhe bën pjesë në zonën me klimë mesdhetare fushore. Kjo zonë futet mesatarisht deri në lartësinë qëndrore 402 m mbi nivelin e detit, ku kuota më e ulët është 126 m në Mustafakoçaj dhe kuota më e lartë është 679 m në Vrap. Periudha e ftohtë me ngrica mund të zgjasë deri në 10-15 ditë në vit gjatë muajve Janar dhe Shkurt, sidomos në fshatrat Vrap, Shënkollë, Parret dhe Shpat. Muajt më të nxehtë të vitit janë korriku dhe gushti. Periudha e thatësirës zgjat deri 2 muaj në vit. Rënia e dëborës nuk është dukuri e zakonshme vjetore. Erërat kanë karakter stinor dhe fryjnë nga jug-lindja dhe veri-lindja. Faktorët klimatikë ndikojnë fuqishëm në tërësinë e kushteve ekologjike të mjedisit. Bimësia karakteristike e zonës është lis, shparth, frashër, shkozë, mare, dëllenj, pisha e butë, vidh, lajthi, muriz, cermedelli, shqopë, ilqje, akcie etj. Pyet e komunës janë natyrorë, përjashtuar një sipërfaqe prej rreth 770 ha me pishë mesdhetare, të mbjellë me fidanë para shumë vitesh.[2]

Sipërfaqja pyjore totale është 6213 ha. Në sipërfaqen e përgjithshme janë veçuar disa ngastra me dru të rrallë dhe shkurre si dushk, shkozë, shqopë, dëllinjë që përdoren kryesisht për kullotjen e bagëtive. Në sipërfaqen jo pyjore prej 1762 ha përfshihen ngastra të zhveshura, toka inproduktive shkëmbore dhe ujore. Pyet dhe kullotat që i kalojnë komunës ndodhen në 4 ekonomi pyjore dhe konkretisht në ekonominë pyjore Baldushk, Rovë-Lunxh, Pezë dhe disa ngastra në ekonominë pyjore të Krabës. Volumi i përgjithshëm i masës drunore është 308 000 m³, duke mos marrë parasysh volumin e ngastrave që janë konsideruar fuqi lëndore. Në përgjithësi këto pyje në një sipërfaqe prej 5 487 ha kanë funksion prodhues dhe disa ngastra të pjerrta prej 20 ha kanë funksion mbrojtës dhe 706 ha funksion mbrojtës me mundësi prodhimi.. Zona është e njohur dhe për rritjen e shpendëve (gjelave të detit) traditë e zonës. Përsa i përket turizmit në territorin e komunës ndodhen fshatrat piktoreskë Mumajes Kodër dhe Shpat ku ndodhet çezma historike e Mamicës dhe një shpellë e thellë 30m. Në fshatin Kakunjë ndodhet kisha e vjetër e Shën Mërisë.[3]

Baldushku numëron një popullsi prej 5267 banorësh, të shpërndarë në 14 fshatra.

Shpërndarja e popullsisë sipas fshatrave

  1. Mumajes 354 banorë
  2. Fushas 699 banorë
  3. Balshaban 394 banorë
  4. Baldushk 456 banorë
  5. Shpat/Rrovë 338 banorë
  6. Isufmuçaj 438 banorë
  7. Mustafakoçaj 461 banorë
  8. Koçaj 319 banorë
  9. Veski 428 banorë
  10. Kakunjë 412 banorë
  11. Parret 206 banorë
  12. Shënkoll 165 banorë
  13. Shpat 183 banorë
  14. Vrap 414 banorë

Komuna gjithsej 5267 banorë (Të dhënat janë të vitit 2008). Baldushku numëron një popullsi prej 5267 banorësh, të shpërndarë në 14 fshatra. Të dhënat e zyrës së gjëndjes cilive të komunës vërtetojnë rënie të numrit të popullsisë për periudhën kohore 2005 - 2008. Nga 6392 në 5267 banorë dhe nga 1147 në 1028 familje. Largime të popullsisë kanë ndodhur veçanërisht në fshatrat e thellë kodrinorë si Vrap, Shënkollë, Parret dhe Shpat. Në këto fshatra terreni është i thyer, sipërfaqja bujqësore nën ujë është e pakët dhe ka një infrastrukturë rrugore tepër të dobët, ku në shumë raste nuk arrin të bëjë lidhjen e këtyre fshatrave me qëndrën e Baldushkut. Fshatrat më të mëdhenj në komunë për nga numri i popullsisë janë Fushas me 699 banorë duke u renditur më pas Mustafakoçaj, Baldushk, Isufmuçaj, Veski, Vrap dhe Kakunjë. Në Baldushk ka dhe të ardhur nga zona veri – lindore e Shqipërsië, të vendosur kryesisht në Fushas.[4]

Fshatrat e tjerë përbëjnë 37% të popullsisë. Fshati me popullsi më të vogël në numër është Shënkollë me 165 banorë. Fshatrat e njësisë ndahen në lagje dhe çdo fshat ka mbi 3 lagje. Më shumë lagje kanë fshatrat Baldushk, Mustafakoçaj, Vrap dhe Fushas. Janë gjithsej 75 fise ku mund të përmendim Tresa, Shabani, Vrapi, Allmuça, Ibraliu, Zela, Kodra, Selimja, Kasa, Meta, Kacollja, Harizi, etj.[5]

Të dhënat e zyrës së gjëndjes civile të komunës vërtetojnë rënie të numrit të popullsisë për periudhën kohore 2005 - 2008. Nga 6392 në 5267 banorë dhe nga 1147 në 1028 familje. Largime të popullsisë kanë ndodhur veçanërisht në fshatrat e thellë kodrinorë si Vrap, Shënkoll, Parret dhe Shpat. Në këto fshatra terreni është i thyer.


  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2011. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "(PDF) Plani i Zhillimit Lokal të Komunës Baldushk". dokumen.tips. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2024. Marrë më 2024-02-05.
  3. ^ "(PDF) Plani i Zhillimit Lokal të Komunës Baldushk". dokumen.tips. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2024. Marrë më 2024-02-05.
  4. ^ "(PDF) Plani i Zhillimit Lokal të Komunës Baldushk". dokumen.tips. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2024. Marrë më 2024-02-05.
  5. ^ "(PDF) Plani i Zhillimit Lokal të Komunës Baldushk". dokumen.tips. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2024. Marrë më 2024-02-05.