40°34′N 19°21′E / 40.57°N 19.35°E
Njësia administrative Grabian | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 6.678 |
Faqja zyrtare | http://www.facebook.com/pages/Komuna-Grabian-Faqe-Zyrtare/331357143648450?fref=ts http://www.facebook.com/KomunaGrabian?fref=ts |
Komuna Grabian është një komunë në Shqipëri.[1] Ndodhet në Perëndim të qytetit të Lushnjes dhe Fushës së Myzeqesë, me koordinata gjeografike, gjeresi gjeografike 40°57'N dhe gjatësi gjeografike 19°34' E.
Fshati Grabian është qendra administrative e Komunës me të njëjtën emër, e cila ka nën administrimin e saj edhe fshatrat Tre Ura, Ferras dhe Stravec.
Grabiani ndodhet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me koordinata gjeografike 40°,57' N, 19°,34 E, me sipërfaqe 36 km². Shtrihet në perëndim të ish kënetës së Tërbufit, rrëzë kodrave, të cilat e ndajnë me Divjakën. Ndodhet në lartësinë 4m mbi nivelin e detit.
Kufizohet : në Veri me fshatin Dushk Ramadan (Bashkia Divjakë), në Jug me fshatin Spolatë (Komuna Gradishtë), në Lindje me fshatin Plug (Komuna Golem) dhe në Perëndim me fshatin Kryekuq (Komuna Remas). Ka shtrirje veri-jug 1,2 km dhe lindje-perëndim 0,6 km.
Grabiani ndodhet në antiklinalin e kodrave të Divjakës. Ka reliev fushor-kodrinor. Kodrat e rrethojnë fshatin nga të tri anët dhe vetëm në lindje ka dalje fushore (Fusha e Myzeqesë).
Klima është tipike mesdhetare, me dimër të butë e me reshje të bollshme, si edhe me verë të nxehtë e të thatë. Temperaturat mesatare të janarit janë 10-12 °C, ndërsa ato të korrikut 30 °C. Reshjet variojnë nga 50 mm në verë deri në 400 mm në dimër. Rrezatimi diellor nga 8 orë në ditë në stinën e dimrit dhe 12 orë në pranverë.
Fshati Grabian mendohet të jetë i banuar që në shekullin e XVIII, por të dhënat për këtë fakt janë të pakta. Objekt kulti e cila daton në vitin 1830 është Kisha e Shën Kollit, e cila sot është e rrënuar plotësisht, si shumë kisha e objekte kulti, nga regjimi komunist. Familjet e para që u vendosën e ngritën kasollet e para në Grabian, e që në ditët e sotme njihen si familje autoktone në Grabian janë fiset : Ndoni, Kuka, Shurdhaqi etj. Banorët e parë të Grabianit merreshin kryesisht me bujqësi, blegtori edhe gjueti. Bujqësinë e praktikonin në kodrat përreth, pasi në kohën para çlirimit Fusha e Myzeqesë ishte e mbuluar nga uji, dhe që njihet me emrin Këneta e Tërbufit. Për të shkuar në qytet, banorëve u vinin në ndihmë varkat e lundrat. Grabiansit e parë praktikonin shumë gjuetinë e kafshëve të egra ne pyllin pranë fshatit, si edhe peshkimin në kënetë. Me ardhjen në fuqi të regjimit komunist në vitin 1945 jeta në Grabian u udhëhoq nga idetë izoluese të këtij regjimi. Kooperativa e parë bujqësore është krijuar në vitin 1956, me toka jo të cilat nuk ishin pjesë e Kënetës së Tërbufit. Me tharjen e kënetës në vitin 1958 Grabiani u bë Ndërmarrje Bujqësore Shtetërore deri në shpërbërjen e saj në vitin 1992. Gjate periudhës komuniste Grabiani u kthye në qendër internimi e persekutimi për disa familje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata nuk lejoheshin të merrnin pjesë në aktivitetet e ndryshme që organizoheshin në atë kohë. Me rënien e diktaturës komuniste, në mars të vitit 1992 edhe Grabiani dhe komuniteti i tij filluan të integrohen në sistemin e ri demokratik. Me ndarjen e tokës sipas ligjit nr.7501, datë 19/7/1991 banorët e Grabianit sot merren me mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore si edhe vazhdojnë të merren edhe me bujqësi.
shkruar nga prof. Bledar Ndoni
Popullsia e komunës është heterogjene, 42% janë vendas, 40% janë të ardhur, të cilët kanë migruar nga rrethe të ndryshme të vendit dhe rreth 18% e popullsisë përbehet nga romët. Gjithësej popullsia e Komunës Grabian në vitin 2012 është 6678 banorë. Nga këto numri i familjeve është 1645. Nga të cilët meshkuj 3443 dhe femra 3235. Nga 0-18 vjeç janë 1874 banorë dhe 19 vjeç e lartë janë 4804 banorë.
Të dhënat e popullsisë në vitin 2012 të ndarë në fshatra kanë qënë si më poshtë: Fshati Grabian Popullësia ----- 4911 banorë, 1216 familje, 2528 meshkuj, 2383 femra. Të ndarë në grupmosha nga 0-18 vjeç ----- 1498 banorë, nga 19 vjeç e lartë ----- 3413 banorë.
Fshati Stravec Popullësia----- 496 banorë, 125 familje, 255 meshkuj, 241 femra. Të ndara në grupmosha nga 0-18 vjeç----- 131 banorë, nga 19 vjeç e lartë ----- 365 banorë.
Fshati Ferras Popullësia----- 894 banorë, 198 familje, 476 meshkuj, 418 femra. Të ndara në grupmosha nga 0-18 vjeç----- 187 banorë, nga 19 vjeç e lartë----- 707 banorë.
Fshati Treura Popullësia----- 377 banorë, 106 familje, 184 meshkuj, 193 femra. Të ndara në grupmosha nga 0-18 vjeç----- 58 banorë, nga 19 vjeç e lartë----- 319 banorë.
(Te dhenat Bledar Ndoni, Komuna Grabian)
Kryesisht mbështetet në prodhimet bujqësore e blegtorale. Prodhimet kryesore janë drithërat, foragjeret, luledielli, shalqinj etj. të cilat përdoren për konsum vetjak por edhe për tregti. Fshati Grabian është ndër prodhuesit kryesorë bujqësor në Shqipëri. Kohët e fundit vihet re një tendencë e madhe në drejtim të frutikulturës. Përsa i përket blegtorisë vitet e fundit nga banorët po ndërtohen minikomplekse, duke përqendruar punën e tyre në këtë drejtim të ekonomisë. Përjashtim bënë një kompleks i madh në fshatin Tre Ura. (info. në përpunim e sipër)
Sipërfaqja e mbjellë gjithësej në territorin e Komunës Grabian është prej 2412 hektarë. Nga të cilat tokë arë 2335 ha. Drufrutorë 77 ha. Pyje 99 hektarë. Livadhe dhe kullota nuk ka.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përdorur: FSHATI GRABIAN Gjithësej-----1729 hektarë, Tokë Arë------1660 hektarë, Frutorë-------69 hektarë, Livadhe-------nuk ka.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përdorur: FSHATI STRAVEC Gjithësej-----95 hektarë, Tokë Arë------95 hektarë, Frutorë-------nuk ka, Livadhe-------nuk ka.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përdorur: FSHATI FERRAS Gjithësej-----490 hektarë, Tokë Arë------482 hektarë, Frutorë------- 8 hektarë, Livadhe-------nuk ka.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përdorur: FSHATI TREURA Gjithësej-----98 hektarë, Tokë Arë------98 hektarë, Frutorë-------nuk ka, Livadhe-------nuk ka.
Kryesisht në fshatrat e Komunës Grabian rriten një numër i konsiderueshëm gjedhi, të imtash, derra, shpendë, bletë dhe kafshë pune. Nga këto përsa i përket gjedhit numri arrin 930 krerë, dhen 4150 krerë, dhi arrin 350 krerë, derra 55 krerë, shpendë 5000 krerë, bletë 190 koshere, kafshë pune 190 krerë. Përsa i përket prodhimit blegtoral, të shprehur në ton për vit, Komuna Grabian siguron 2800 ton qumësht lope, 386.6 ton qumësht të imtash. Mish gjedhi 69 ton, mish të imtash 89.6 ton, mish derri 12 ton, mish shpendësh 12.5 ton, vezë 210 mijë kokrra, mjaltë 1.9 ton.
Në Komunën Grabian institucioni arsimor është Shkolla e Mesme e Bashkuar Grabian. E cila si proces mësimor fillon me arsimin parashkollor (kopshti), i cili funksional është vetëm në fshatin Grabian ku janë të ngritura 4 klasa dhe ka godinën e vet. Sistemi fillor ka dy godina në Grabian dhe Ferras. Ndërsa sistemi 9-vjeçar ndiqet në fshatin Grabian, ku ndjekin mësimin nxënës të fshatit Grabian dhe Treura. Shkollën e mesme e frekuentojnë nxënës të fshatrave Grabian, Treura, Ferras, si edhe nga fshatra jashtë Komunës Grabian, si Dushk Can, Shënkollas (Bashkia Divjakë). Numri i nxënësve (viti 2012) që ndjekin arsimin janë 709 nxënës, ku në parafillorë 98 nxënës, fillore 284 nxënës, 9-vjeçare 181 nxënës, të mesme 146 nxënës.
Kryetari i Komunës Grabian për periudhën kohore 2011-2015 është z. Avdi Snalla, i Partisë Socialiste. Fitues i zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011. Këshilli i Komunës përbëhet nga 15 anëtarë të forcave të ndryshme politike, të cilët zgjidhen në bazë të përqindjes së votave të fituara nga subjekti politik që ata përfaqësojnë. Aktualisht, për periudhën kohore 2011-2015, shpërndarja e mandateve të anëtarëve të Këshillit të Komunës Grabian sipas koalicioneve është : Aleanca për të Ardhmen me në krye PS, 7 anëtarë, Aleanca për Qytetarin me në krye PD, 8 anëtarë.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
http://www.facebook.com/pages/Komuna-Grabian-Faqe-Zyrtare/331357143648450?fref=ts
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |