Njësia administrative Gruemirë | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 12.825 |
Komuna Gruemirë është një komunë në Rrethin e Malësisë së Madhe në Shqipëri.[1]
Komuna Gruemirë kufizohet në veri me Komunën Qendër dhe Komunën Shkrel, në lindje me Komunën Pult, në jug me Komunën Rrethinat dhe në perëndim laget nga Liqeni i Shkodrës.
Emri i kësaj komune mban emrin nga një fshat ne qendër të kësaj komune i quajtur Gruemirë emri i këtij fshati vjen nga një grua e mirë e cila po mbushte ujë tek pusat e asaj kohe që ndodheshin afër kroit në veri të fshatit Gruemirë,ndërsa kalonin disa udhëtar të lodhur nga udhëtimi i kërkuan ujë nga boliera e saj, por në atë kohë ishte verë e that dhe pusat kishin shumë pak ujë ndonëse vetëm atë ujë kishte pas i sqarojn se ishin në një fshat tjetër në verilindje të fshatit Gruemirë sot i quajtur Grud-Fushë dhe i kërkuan ujë pasi ishin të etur nje gruas që po mbushte ujë dhe ajo ua mohoi madje i gjuajti me gur pasi i dëgjoi këto fjalë gruaja e mirë u dha ujë të pinte pastaj udhëtarët thanë per fshatin e asaj gruas që nuk u dha ujë të pinte që është fshati i gruas të keqe sot i quajtur (Grudë),ndërsa për fshatin e gruas të mirë që u dha ujë të pinte e quajtën fshati i gruas së mirë. Që në atë kohë emri i kësaj zone mbeti emri "Gruemirë". Emri i zonës apo katundit ndeshet në kadastrat e Venedikut shek. XV si Grouemire.
Komuna Gruemirë |
---|
Boriç i Madh · Boriç i Vogël · Demiraj · Grili · Grudë-Fushë · Gruemirë · Gjorm · Ktosh · Kurtë · Linaj · Mushqerra · Omaraj · Rrash-Kullaj · Vajush · Vorfë |
redaktoni kutinë |
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |