41°19′N 20°15′E / 41.32°N 20.25°E
Njësia administrative Shupenzë |
---|
Komuna Shupenzë ose Shupenza është një komunë në Rrethin e Bulqizës në Shqipëri.
Komuna Shupenzë |
---|
Shupenzë · Bllacë · Boçovë · Gjuras · Homesh · Kovashicë · Mazhicë · Okshatinë · Shtushaj · Topojan · Vlashaj · Zogjaj |
redaktoni kutinë |
Fshati Shupenzë gjendet në koordinata gjeografike 41° 31” 48’ V dhe 20° 25” 25’ L, në lartësinë 513 m. mbi nivelin e detit.
Shupenza është qendra e Komunës dhe përfshin fshatrat e Grykës së Vogël, e cila përmendet për herë të parë më 1272, pronë e fisnikut arbër sevast Pal Gropa.[1]
Më 1467, fshatrat e Grykës së Vogël bënin pjesë në Vilajetin e Dibrës së Sipërme si Topojani (Topoliani) 19 hane, Okshatina (Ohshatina) 15, Homeshi (Homish) 14 hane, Kovashica (Kovaçiça) 24, Boçeva (Boçiva) 6, Shupenza (Shipançi) 3, Stushaj (Sushani) 9 dhe Bllaca (Blaçe) 13) dhe disa të tjerë në vilajetin e Gollobordës Çerenec (Ciranci) 14 hane, Gjoricë (Koriça) 2, Viçisht (Viçishta) 4 dhe Golovisht (Kolovishta) me 5 hane.[2] Numri i pakët i banorëve ishte rrjedhojë e luftrave që ky popull kishte zhvilluar për 25 vjetë kundër pushtuesve osmanë.
Gjatë shek. XVIII – XIX, Gryka e Vogël ruajti vetëqeverisjen e saj si një ndër Malet e Dibrës.
Gjatë shek. XVIII, Katundet e Epra të Grykës së Vogël (Kovashica, Zogjet, Stushajt, Mazhica, Topojani, Gjurasi, Bllaca) ishin nën ndikimin e familjes Daci nga vllaznia Leka e fisit Zogu. Kjo familje drejtohej nga Mehmed Daci më 1714 dhe përfundon me Mustafa Dacin më 1839.
Në vitet '40 të shek. XIX, kreu i Grykës së Vogël tashmë do të zgjidhej nga familja Dema e fisit Jovani nga fshati Homesh. Marrja e kreut të malit nuk u pranua nga fiset e Katundeve të Epra, të cilat mbështetnin Sali Marken, nga vllaznia Markja e fisit Zogu nga fshati Zogje.
Më 1872, forcat ushtarake osmane të drejtuara nga Demir pasha dhe Osman agë Dema sulmuan malësorin Lam Daci në banesên e tij në fshatin Zogje. Atë ditë, Lam Daci martonte thjeshtrën e tij Barije Manjani (mbesa e Lazim Manjanit nga fshati Homesh) me malësorin Xhafer Kahreman Dumani nga fshati Stushaj.
Lam Daci kërkoi leje nga Demir pasha që t'i jepte leje sa të përcillte nusen sipas traditave të Maleve. Pasi nusja mbërriti në shtëpinë e dhëndrit në Stushaj, forcat ushtarake osmane rrethuan banesën e Lam Dacit.
Osman Kurd Dema udhëzonte forcat ushtarake osmane se ku të vendosnin artilerinë.
"Osman aga ku ta vejm' topin?
O çatej ke çato kshenja.
Kulla e Lamit dridhet mrenda."
Në mbështetje të forcave ushtarake të Demir pashës ishte edhe Beqir Selim Dema nga fshati Homesh dhe kushëri i Osman Kurd Demës.
"Beqir Dema nji burr'i gjatë,
shiti Lamin pë nji shpat'.
Dasmorët organizuan qëndresën në Zogje, në kullën e Lam Dacit, Kajet (dajallarët e Lam Dacit) dhe Prethet (nipat e Lam Dacit). Në ndihmë të tij shkuan dhe malësorët e Grykës së Vogël, [3] përveç malësorëve të fshatit Topojan dhe kreut të tyre Ali Jani.
"Hajde hajde mor Ali Jani,
Nuk janë Zogjet si Topojani."
Më 1878, Gryka e Vogël kishte 4 429 banorë myslimanë.[4]
Më 1903, Mali i Grykës së Vogël kishte 16 fshatra me 600 shtëpi. Po aq frymë shkonin në luftë.[5]
Më 1916, gjatë pushtimit austro – hungarez, Katundet e Epra (Gjuras, Bllacë, Zogje, Kovashicë, Stushën, Mazhicë e Topojan) me qendër në Zogje kishin 1 686 banorë, kurse fshatrat e Fushës (Okshatinë, Boçevë, Vlashe, Shupenzë, Çerenec, Gjoricë, Viçisht dhe Golevisht) me qendër Homeshin kishin 2 773 banorë.[6] Më 1927, Gryka e Vogël u përfshi në nënprefekturën e Peshkopisë me 17 fshatra, 1 035 shtëpi dhe 6 672 banorë, të gjithë myslimanë.[7]
Demir pasha moj divane: “Ku i çon topat n’ato male?” “T’i ma Lami me shishane. Demir pasha po shkon Gjumës, ia shef Lamit çatin’e kullës. Pyet pasha : “Kush asht n’at kullë?” “Asht Lam Daci me do cull. Me do cull me do gjem t’ri. Thoni pashës : Mir se t’vijë! Nuk jan’ cullë po jan luznak, Dibra pushkën ka zanat.”
H. Kolgjegja, Folklor nga Dibra, 7, Tiranë 1990, nr. 22, f. 51 – 52
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |