Nora Calderwood | |
---|---|
Lindi | Blairgowrie |
Arsimi | Universiteti i Edinburgut |
Profesioni | matematikane |
Nora Calderwood (14 mars 1896 – prill 1985) ishte një matematikane dhe akademike skoceze.
Calderwood lindi në vitin 1896 në Blairgowrie, Perthshire, në Skoci. Babai i saj Daniel Scott Calderwood ishte drejtor i shkollës publike Blairgowrie. Pastaj familja e saj u shpërngul në Edinburg kur ajo ishte ende e re, pasi babai i saj ishte emëruar drejtor i Shkollës Normale të Kishës së Skocisë.[1]
Calderwood ka studiuar dhe është diplomuar në Universitetin e Edinburgut nga viti 1914 deri në 1920, duke fituar një BSc në vitin 1919 dhe një M.A. Lëndët e marra përfshijnë Matematikën, Gjuhën Latine, Filozofinë Natyrore dhe Kiminë.[1]
Ajo u bashkua me fakultetin e Universitetit të Birminghamit vitin e ardhshëm, duke ligjëruar në matematikë. Megjithatë, shumë shpejtë ajo u kthye në Edinburg për të vazhduar studimet e saj nën matematikanin Alexander Aitken, duke fituar një doktoraturë në matematikë nga Universiteti në vitin 1931 me një tezë të titulluar Hulumtimet në Teorinë e Matricave.[1][2]
Calderwood nuk u martua kurrë. Ajo ishte shumë e aftë në piano dhe dha recitale Birmingham.[1]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)