Pandi Raidhi ishte aktor shqiptar i teatrit dhe kinemasë i shekullit të 20.
Raidhi lindi në 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës. Ai nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale "Dasma Korcare" ku fitoi menjehere simpatin e publikut Korcar.
Mori pjesë në luftën Nacional-Çlirimtare në radhët e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme u fut në punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku interpretoi dramën “Dasma Korçare”. Në vitin 1950 u kthye në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës ku do të interpretonte me dhjetëra role.
Debutimin kinematografik e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana” në vitin 1958. Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave Shqiptar. Roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin "Njerëz në rrymë" në vitin 1989. Në një karrierë artistike gjysëm shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.
Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët. Ai kujtohet me respekt për thjeshtesinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë. Ai e kryente në heshtje procesin krijues transformues. Menyra e tij e punës ishte e shtruar, e qëruar , e urtë dhe e pazhurmë. [1]Karakterizohej nga serioziteti i madh për punën. Kështu ishte njeriu-aktor Raidhi, i cili sillte nga jeta , ashtu të palatuar, shpirtin e njeriut të halleve , siç thoshte Dritëro Agolli në poemën "Devoll": "Që erdhi si një trastë leshi nën gunë në Lidhjen e Shkrimtarëve , po Devoll i tillë qenkam unë". Te të gjitha karakteret, që nga vitet e para e derisa mbylli sytë ishte i ndryshëm, i vërtetë , gjithë derte dhe hokatar. Gjithmonë gjatë xhirimimeve në rolet e tij, kamera dorëzohej para portretit interesant që ai krijonte.
Vajza e tij thotë : " Pandi Raidhi e donte shumë familjen, dhe nuk harronte t'i kujtonte gjithmonë femijët , gjatë bisedave me kolegët në pushimin e shkurtër gjatë xhirimeve . Ndonëse ishte në pjesën më të madhe të kohës nëpër turne kur kthehej në shtëpi ai ishte i përmallur për ta . Madje dhe kur dha frymën e fundit , ai nuk dëshironte ta cilësonte vdekjen e tij si një fatkeqësi të madhe për familjen , por iu tha pjesëtarëve të familjes : " Mos qani për mua , por thjesht mendojeni sikur jam në turne dhe do të kthehem sërish tek ju ". Artistë si Pandi Radhi vijnë shumë rrallë në jetë.
U nda nga jeta dhe familja e tij në Tiranë në 18 korrik të vitit 1999.
Për meritat e tij artistike Pandi Raidhi u nderua në vitin 1975 me titullin e lartë "Artist i Popullit". Për nder të tij Bashkia e Tiranës i ka dhënë një prej rrugëve të Kryeqytetit emrin e tij. .
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)