PinkNews

Logo e "Pink News"

PinkNews është një gazetë online me qendër në Britaninë e Madhe e cila ka në fokus çështje të komunitetit LGBT. Ajo u themelua nga Benjamin Cohen në 2005[1] si dhe mbulon çështje si politika, feja, financa dhe lajme të tjera për komunitetin LGB në Britani dhe anembanë botës.[2] Momentalisht kryeredaktori është Nick Duffy që prej marsit 2015.[3]

Në programin e saj editorial përfshihen progresi politik i të drejtave LGBT përreth botës si dhe intervista me figura të ndryshme kulturore dhe politike. Lajmet ndahen në kategori të ndryshme si: transgjinor, bota, arti, opinion dhe argëtim.

Një version në letër i saj nisi të publikohet në 2006.[4] Gjithsesi PinkNews e hoqi publikimin në letër pas 2007. Website-i vijon të ekzistojë dhe të përditësohet çdo ditë. Ky website është konsideruar si më i vizituari website për komunitetin LGBT në rang global nga SimilarWeb.[5]

PinkNews i jep vëmendje të veçantë temës së fesë dhe homoseksualitetit. Ishte një ndër publikimet e vetme që zhvilloi intervistën me Kryepeshkopin e Kantërbërit në 2014, në periudhën kur Justin Welbly diskutonte përqasjen e Anglisë karshi homoseksualitetit.[6]

PinkNews ka lançuar serinë e çmimeve PinkNews Awards, e cila u lançua në 2013 dhe zhvillohet çdo vit në Westminster. Ky çmim , i cili iu jepet me votën e publikut dhe të një paneli juristësh,[7] iu atribuohet aktivistëve LGBT si dhe figurave politike dhe të njohura që kanë kontribuar në avancimin e të drejtave LGBT.

Disa figura të njohura që kanë fituar këtë çmim janë David Cameron,[8] Nick Clegg,[9] Richard Branson,[10] Ed Miliband, dhe Alex Salmond.

  1. ^ Luft, Oliver (28 korrik 2010). "Pink News five years on: 'revenue could rise ten-fold'". Press Gazette. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2012. Marrë më 21 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "PinkNews". Marrë më 28 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "PinkNews about". Marrë më 28 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Shoffman, Marc (29 qershor 2006). "The Pink News launches new gay era". Pink News. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Top Gay, Lesbian, And Bisexual Websites in the world". www.similarweb.com. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2016. Marrë më 21 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Cohen, Benjamin (13 maj 2014). "Archbishop of Canterbury: It's 'great' that equal marriage is the law of the land". PinkNews. Marrë më 2015-04-28. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "The nominees for the fifth annual PinkNews Awards". PinkNews (në anglisht). Marrë më 2017-10-12.
  8. ^ Davies, Caroline (2016-10-26). "David Cameron gets award for introducing same-sex marriage". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2017-10-12.
  9. ^ "Nick Clegg receives a Pink News award for equal marriage - GOV.UK". www.gov.uk (në anglisht). Marrë më 2017-10-12.
  10. ^ "The PinkNews Awards Winners and Nominees in full". PinkNews (në anglisht). Marrë më 2017-10-12.