![]() | |
Industria | Telekomunikacioni |
---|---|
Themeluar në | qershor 10, 2009 |
Defunct | janar 1, 2018 |
Zyrat qendrore | , Shqipëri |
Zona e shërbimit | Albania[1] |
Shërbimet | Telekomunikacioni |
Numri i punëtorëve | 312 (2016) |
Faqja e internetit | plus |
Plus Communication SH.A (e njohur me emrin PLUS), ishte e para dhe e vetmja kompani 100% shqiptare e telekomunikacionit në vend.Plus Communication u themelua në qershor të vitit 2009, pas marrjes së Autorizimit Individual (liçensës) nga AKEP për të ofruar shërbime të telefonisë së lëvizshme, si ofertuesi me vlerën më të lartë.
Shërbimet e para kompania i hodhi në treg në 6 dhjetor 2010 dhe brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të mbulojë me sinjal cilësor deri në 99 % të territorit shqiptar.Pajtimtarët e PLUS shfrytëzojnë rrjetin, produktet dhe shërbimet cilësore e të shumëllojshme, duke plotësuar çdo nevojë të tyre për komunikim të plotë dhe ekonomik.
Plus Communication zgjeron vazhdimisht rrjetin e saj të shpërndarjes në të gjithë vendin, duke qenë sa më pranë kërkesave të pajtimtarëve, me qëllim përmbushjen më së miri të tyre. Përmbushja e nevojave të konsumatorëve mbetet në fokus të kompanisë, duke u ofruar jo vetëm produkte dhe shërbime cilësore, por edhe transparencë e të drejtën e zgjedhjes.
PLUS, si kompania më e re në tregun e telekomunikacionit, shfrytëzoi avantazhin e përdorimit të teknologjisë më të avancuar, si dhe një rrjet të konsoliduar për të përballuar çdo sfidë teknologjike të së ardhmes, duke bashkëpunuar me shumë kompani prestigjoze ndërkombëtare, si:
PLUS është unik, duke qenë i vetmi biznes shqiptar në tregun e telekomunikacionit. Ky është një privilegj për PLUS, që në ndryshim nga operatorët e tjerë të tregut me kapital të huaj, do të ri-investojë fitimet e tij në Shqipëri, duke nxitur në këtë mënyrë shpërndarjen e përfitimeve për të gjithë dhe zhvillimin ekonomik te vendit.
Plus Communication është një kompani e zotëruar 100% nga aksionerë shqiptarë:[2]