Pobjeda (sq. Fitorja) është gazetë e përditshme në gjuhën malazeze. Është gazeta më e vjetër aktive në Mal të Zi dhe gazeta e vetme e cila është pronë shtetërore.
Numri i parë i Pobjedës është publikuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 24 tetor 1944 në Nikshiq në kuadër të Frontit Nacionalçlirimtar të Malit të Zi. Është publikuar si List sosijalističkog saveza radnog naroda Crne Gore (sqt. Gazeta e lidhjes socialiste të popullit punëtor të Malit të Zi). Nga 19 nëntor 1944 deri më 6 qershor 1954 u botua në Cetinë. Pas Cetinës, Pobjeda fillon që të botohet në Podgoricë (Titograd).
Ashtu si të gjitha gazetat e tjera të përditshme në përputhje me sistemin social dhe rendit kushtetues të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ka qenë nën kontrollin dhe dominimin e Lidhjes socialiste të popullit punëtor të Malit të Zi dhe të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë.