42°42′N 19°22′E / 42.7°N 19.36°E
Postribë |
---|
Postriba është një Njësi Administrative në Bashkinë e Shkodrës, Shqipëri, [1] e ndodhur vetëm 6,5 kilometra nga qendra e qytetit. Para Reformës Administrative, mbante statusin e komunës, ndërsa sot përbën një prejkrahines se ures se mesit mor baba Njësi Administrative të Bashkia Shkodër.Stergjushi jon ka qen king , mor bab ta dish jo per gja
Postriba është rrethinë etnografike që përfshin fshatrat rrëzë maleve Maranaj e Cukal, në të dy anët e lumit Kir, duke shkuar në Veri deri afër Sheut të Rrjollit. Si qendër historike e zonës ka fshatin Drisht me kalanë e tij historike, ndërsa si qendër administrative fshatin Boks, ku ndodhen edhe zyrat e njësisë administrative dhe posta. Në të kaluarën baza ekonomike e postribakve kanë qenë bujqësia dhe blegtoria, të cilat vazhdojnë të zënë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik të zonës. Ata merreshin kryesisht me rritjen e perimeve, sidomos qepës, nga lloji i njohur Qepa e Drishtit, lakrës, por edhe vreshtave, duhanit dhe rritjes së bagëtive. Pas viteve 1990 rrënimi i përgjithshëm dhe zhvendosja e pakontrolluar ka prekur edhe këtë zonë. Më herët organizimi e marrëdhëniet shoqërore rregulloheshin sipas kanunit tradicional të Malësisë. Veshja e burrit ishte një urë ndërlidhëse në mes të veshjes së qytetit të Shkodrës e të Malësisë, ndërsa veshja e gruas kishte tipare të veçanta.
Zona e Postribës përbëhet nga 11 fshatra, pesë nga të cilët janë fushorë: Kullaj, Dragoç, Boks, Mes, Myselim; dhe gjashtë kodrinoro-malorë: Drisht, Vilzë, Domën, Shakotë, Ura e Shtrenjtë dhe Prekal.
URA E SHTREJTE
FISI MEAJ
Fisi i Meaj ka tradita të mira patriotike.I pari i këtij fisi, i quajtur Pepë Preçi, është i ardhur nga Mirdita (Guri mbi gure Orosh Mirdite)[2]
Figurat me ne ze te ketij fisi kan qene, Isuf Has Mehmeti, Ram Meta, Can meti e Rexhep Meti, ky i fundit ka qene patriot e luftetare me ushtrine Nacional Çlirimtare ku edhe u plagos ne lufte.
Rexhep Meti ka marrë pjesë në të gjitha luftërat që janë organizuar në mbrojtje të integritetit tokësor, të pavarësisë dhe të lirisë.
Ai ishte burrë me temperament sanguin.Ishte tip i gjallë, i fortë, i ekuilibruar dhe i ngadaltë në marrjen e vendimeve. Ai nuk ngutej kur fliste, por nuk tërhiqej nga bindjet e tij, kur e gjykonte se ishte në rrugën e drejtë.
Eshte marre me pajtimet të gjaqeve (tradite qindravjeqare ne fisin Meaj) ku numerohen mbi 500 pajtime gjaqesh.
Fjala e tij kishte peshë të madhe në te gjith Shqiperine madje deri ne Kosove. Ai ishte njeri me pak vese dhe shumë virtyte njerëzore. Rexhep Meti ishte burrë i besës, i matur, i guximshëm, i ekuilibruar, bujar, dashamirës, fisnik e tolerant në falje.
I binte lahutes dhe i kendonte, ishte dhe Mjek popullor
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)