Qamil Çami | |
---|---|
![]() | |
U lind më | Filati, Çamëri | janar 4, 1875
Vdiq më | 26 shtator 1933 (58 vjeç) Tiranë |
Occupation | rilindas, shkrimtar, mësues |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | Pozi |
Qamil Izet Çami (1875–1933) ishte një rilindas shqiptar, poet, dhe mësues. Ai dhe rilindas të tjerë çamë hapën shkollën e parë shqipe në Filiat në vitin 1908 .
Qami Çami u lind në Filat, aso kohe një qytet i Perandorisë Osmane, më 4 janar 1875. Në rininë e tij ai u bë një anëtar i klubit letrar të nxënësve shqiptarë nga Janina. Pas diplomimit në Stamboll ai u emërua prefekt i ulët në Sajadha në vitin 1905. Në 1907 filloi punën si mësues në shkollën osmane të qytetit të tij, Filatit ku fshehurazi u mësoi nxënësve të shkruanin gjuhën shqipe. Më 25 gusht 1908, së bashku me të tjerë rilindas hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe të Filat dhe u emërua drejtor i saj.[1][2] Fondet u ofruan nga banorë të Filatit, si Musa Demi, rilindas dhe nga çamë të tjerë të njohur si Rasih Dino i biri i Abedin Dino.[1][2]
Gjatë Luftërave Ballkanike, ai u burgos në Janinë nga ushtria greke. Ai arriti të arratisej pas 10 muajsh dhe shkoi në Vlorë. Në 1917 ai u emërua drejtor i arsimit për zonën jug-lindore të Shqipërisë dhe u vendos në Voskopojë. Në vitin 1920 ushtria italiane e futi në burgun e Sazanit, sepse ai ndihmoi anëtarët e lëvizjes së çlirimit të Shqipërisë. Ai u lirua pas përfundimit të Luftës së Vlorës më 4 gusht 1920.[2] Në vitin 1922, pas propozimit të Jani Mingës për qeverinë shqiptare, Çami u bë prefekt i Konispolit. Në vitet 1924-1927 punoi vullnetarisht si mësues i gjuhës shqipe për minoritetin çam në Thesproti, në zonën e Paramithisë.[1]
Vdiq më 26 shtator, 1933 në Tiranë. Pozitë u botuan pas vdekjes së tij. Konsideohet si një nga rilindasit e fundit të Rilindjes Kombëtare.[3]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)