Robert Jashari ( 10 Maj 1937 - 22 Janar 2022) ishte një futbollist dhe trajner shqiptar në pension, i cili ka luajtur për Partizanin e Tiranës dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Ai fitoi gjashtë herë Kampionatin Kombëtar midis viteve 1957 dhe 1964 me Partizanin e Tiranës dhe ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Kombëtar në tre sezone radhazi midis viteve 1962 dhe 1965, me respektivisht 18, 9 dhe 14 gola. Për Partizanin ka shënuar gjithsej 69 gola në ligë
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | Maj 10, 1937 | ||
Vendlindja | Tirana, Shqipëria | ||
Data e vdekjes | Janar 22, 2022 | ||
Vendvdekja | Tirana, Shqipëria | ||
Pozicioni | Gjuajtes |
Robert Jashari eshte lindur ne Tirane. Bert Jashari u rrit nga nëna e tij pasi babai i tij vdiq kur ai ishte vetëm 3 vjeç. Nje periudhe te femijerise se tij ai e kaloi ne shtepine e femijes ne Shkoder Nëna e tij u rimartua me një italian, i cili ne vitet 1950 u lejua të largohej nga Shqipëria komuniste para mbylljes se kufijve për në Itali.
Ne vitin :
1954 ka mbaruar shkollen e rezervave te punes per tornitor
Ka mbaruar shkollen e mesme dhe te larte te I.K.F. Vojo Kushi
1958 ka marre titullin Mjeshter Sporti
1988 ka marre titullin Mjeshter i Merituar
Eshte licensuar me licensen me te larte si Trajner Profesionist
Aktiviteti Futbollistik Zyrtar Kombetar
Ne vitin :
1953 - 1954 Futbollist me te rinjte e klubit Partizani
1954 - 1955 Futbollist me te rinjte e klubit te Tiranes
1955 - 1956 Futbollist me Spartakun e Tiranes ne kategorine e dyte
1956 - 1969 Futbollist i Klubit Sportiv Partizani ne kategorine e pare si
Titullar
1957 - 1967 Anetar i Ekipit Kombetar
Si futbollist me ekipet e siper permendura ka fituar Trofete e poshte shenuara
Ne vitin :
1955 - 1956 Kampion me Spartakun e Tiranes ne Kategorine e Dyte
1956 - 1959 Kampion me Partizanin
1957 - 1958 Fitues i Kupave te gazetes " Sporti Popullor" dhe " Zeri i Popullit"
Ai bëri debutimin e tij për Shqipërinë në ndeshjen kualifikuese të Lojërave Olimpike të qershorit 1963 kundër Bullgarisë në Tiranë dhe realizoi gjithsej 7 paraqitje, duke shënuar 1 gol. Ndërkombëtar i tij i fundit ishte një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës FIFA në maj të vitit 1965 kundër Irlandës së Veriut. Në këtë pikë të fundit, Jashari shënoi golin e parë të Shqipërisë në një ndeshje konkurruese ndërkombëtare
Fitues i vendit te dyte ne Kupen e 50-vjetorit te Pamvaresise
Fitues i Kupes se Republikes 5 ( pese ) here, ndersa ne vendin e dyte disa here te tjera
Fitues i Kampionatit Kombetar te Kategorise se pare 6 ( gjashte ) here, ne vendin e dyte disa here
Tre here golashenuesi me i mire i vendit kur ekipi ka dale Kampion ne Kategorine e Pare
Aktivitete Kombetare me Klubin Sportiv " Partizani "
Pjesmarres aktiv ne Kupat e Kampioneve duke luajtur me ekipet me ne ze si Norceping, Spartak, Pilovdiv, Keln etj
Pjesmarres aktiv ne Kupen e Kupave duke u ndeshur me ekipe ne ze te asaj kohe Granata e Torinos, Levski i Sofies, Fenerbace etj
Po keshtu ne Kupen Ballkanike ne vitin 1966 ekipi ku bente pjese Robert Jashari zuri vendin e dyte
Robert Jashari ishte Titullar i dy Spartakiadave te Ushtrive Mike respektivisht ne Gjermani dhe Vietnam ku ekipi i Partizanit si ne vitin 1958 dhe ne vitin 1963 zuri vendin e dyte duke u dekoruar me Medaljen e Argjente
Robert Jashari ne Gjermani u cilesua si lojtari me i dalluar i Spartakiades dhe ne Vietnam si lojtar i dalluar dhe golashenuesi me i mire i Aktivitetit me 11 gola.
Aktivitetet me Ekipin Kombetar
Pjesmarres ne Eliminatoret e Kampionatit Boteror te vitit 1966 jane ndeshur me Hollanden,Irlanden e Veriut dhe Zvicren
Pjesmarres ne Ekipin perfaqesues Olimpik ne Aktivitete Nderkombetare
Pjesmarres i Ekipit Kombetar ne Aktivitete Miqesore psh me Algjerine etj
I Diplomuar si Trajner
Ne vitin:
1959 si Trajner i Kategorise se Dyte
1982 si Trajner i Kategorise se Pare
1998 si trajner Profesionist
Puna si Trajner
Trajner ne Pallatin e Pioniereve
Trajner ne Kategorine e Dyte me Yllin e Kuq te Pogradecit
Trajner ne Kategorine e Dyte me Apollonine e Fierit
Trajner ne Kategorine e Dyte me Butrintin e Sarandes
Trajner me Dajtin e Tiranes (fitues i Kupes Butrinti ne vitet 1973-1974, Kampion i Kategorise se Dyte)
Trajner me 31 Korrikun e Matit ( Kampion i Kategorise se Dyte dhe pjesmarres me dinjitet dhe rezultate ne Kategorine e Pare
Drejtor Teknik i Futbollit ne Klubin Sportiv " Partizani " ne vitet 1988 - 1994
Trajner me Kastriotin e Krujes ( Kampion ne Kategorine e Dyte dhe pjesmarres ne Kategorine e Pare
Trajner i grupmoshave dhe i Kategorise se Trete ne Qendren Sociale "Don Bosko" ne Tirane ne vitet 1998 - 2001
Golat me te bukur te karrieres
Dy Gola ! Njeri me Levskin e Sofjes ne Tirane dhe me Luftetarin e Gjirokastres jane gola te realizuar ne pozicionin vertikal i mbeshtetur mbi duar, goditje me thembren e kembes dhe Gol.
Robert Jashari ka shenuar golin e pare ne ndeshje nderkombetare per Eliminatoret e Kampionatit Boteror, ne ndeshjen me Irlanden e Veriut ne Belfast ne vitin 1966.
Ne vitin 1958 - Mjeshter Sporti (ne futboll)
Ne vitin 1988 Mjeshter i Merituar
Nderi i Qytetit te Tiranes nga Bashkia e Qytetit te Tiranes
Nder i Kombit nga Presidiumi i Kuvendit Popullor
Mjeshter i Merituar i Sportit nga Insituti Shqipetar per zhvillimin e Sportit me 13 maj 2007
Mirenjohje per kontribut jetegjate dhene ne zhvillimin e futbollit shqiptar si trajner nga FSHF
Legjenda e Futbollit Shqiptar nga FSHF ne vitin 2016
Medaljen e Merites ne Futboll ne 4 prill 2016
Dekoraten " Gjergj Kastrioti Skenderbeu " ( pas vdekjes ) nga Presidenti i Republikes ,me 14.07.2022
Robert Jashari u nda nga jeta ne moshen 84 vjecare ne Tirane, Shqiperi.[1]