Rokizmi

Rokizmi (anglisht: rockism) është një ideologji e kritikave të muzikës popullore, e shpikur nga Pete Wylie dhe e përdorur gjerësisht në shtypin muzikor britanik që nga fillimi i viteve 1980. Parimi fundamental i rokizmit është që disa forma të muzikës popullore, dhe disa muzikantë, janë më autentik se të tjerët. Sidoqoftë, në vitet e fundit termi është përdorur masivisht në mënyrë përbuzëse. Kritikat kanë vazhduar tutje me akuza se kjo ideologji është raciste, seksiste dhe homofobike.

Rokizëm nuk është vetëm dashuria e madhe drejt rock muzikës. Personi mund të ketë interesim për muzikën contemporary R&B apo bubble gum pop, por t'i diskutojë ato në mënyrë rokiste. Ideja është ndërtuar në atë se si njerëzit flasin joformalisht për llojet e muzikës që atyre ju intereson.

Rokizmi është ideologji primitive, esenca e rokizmit në përgjithësi është se, në një periudhë historike, artistët e kanë kuptuar "thelbin e muzikës" dhe të gjitha krijimet muzikore pasuese e kanë poseduar këtë "pastërti" (kjo "periudhë e artë" zakonisht mendohet se kanë qenë vitet 1960 dhe 1970). Kritikët e rokizmit deklarojnë se kjo "periudhë e artë" mburracake e muzikës së pastër dhe autentike është një mit, dhe se muzika popullore nuk ka qenë kurrë plotësisht e lirë nga ndërhyrja e komercializmit dhe e marketingut.