Rozana Radi | |
---|---|
Lindi | 6 korrik 1979 (45 vjeçe) |
Profesioni | Këngëtare, kantautore, aktore |
Vite aktiviteti | 2000–aktualisht |
Rozana Radi (lindur më 6 korrik 1979) është këngëtare, aktore, dhe kantautore shqiptare. Ajo konkurroi dhe fitoi në festivalin Kënga Magjike të vitit 2016 dhe 2024.[1][2] Hyri në Big Brother VIP Albania 4.[3]
Rozana Radi lindi më 6 korrik 1979 në një familje shqiptare në qytetin e Tiranës, Republika Popullore e Shqipërisë, Shqipëria e sotme.[4] Radi ka publikuar disa këngë të suksesshme në Shqipëri, si dhe ka bashkëpunuar me disa artistë të njohur shqiptarë. Së bashku me reperin Noizy, ajo ka publikuar këngët "Fly" dhe "Mr. Yesterday".[5] Në vitin 2009, Radi performoi në Këngën Magjike në vitin 2009, ku përfundoi e 10-ta me këngën "Femër" dhe mori çmimin për stilin më të mirë të të kënduarit. Një vit më pas performoi në Kënga Magjike 2010 me Ramadan Krasniqin dhe me këngën "Valsi i tradhtisë". Në vitin 2011 ajo hyri në garë për të tretin vit radhazi kur mori pjesë në Kënga Magjike 2011. Këtë herë ajo mori pjesë me reperin MC Kresha dhe me këngën "Jabadabadu". Në maj të vitit 2012 ajo publikon me grupin Aragona baladën "Tepër jemi dashtë". Gjatë verës së vitit 2012 ajo publikoi këngën "O sa mirë me qenë shqiptar" dhe gjatë vjeshtës mori pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Ti s'ke zemër". Ajo u shpërblye edhe me çmimin për performancën më të mirë në këtë konkurs.[6]
Në vitin 2013 Radi mori pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Bekim". Ajo arriti në gjysmëfinalen e dytë të konkursit dhe gjithashtu arriti në finale. Në finale Radi mori 494 pikë dhe përfundoi në vendin e tetë. Në vitin 2016 Radi performoi në Kënga Magjike me këngën "Ma thuaj ti" të cilën e ka shkruar vetë me Elgit Dodën. Ajo kaloi në finale ku pas votimit doli fituese e konkursit. Në dhjetor 2017 ajo dha një kontribut në Festivalin e Këngës kur shkroi tekstin e kontributit të Manjola Nallbanit "I njëjti qiell".[7] Në vitin 2009, Radi luajti në filmin me metrazh të shkurtër shqiptar të lansuar në SHBA, Mira. Filmi është realizuar nga Dhimitër Ismajlaj dhe Radi ka luajtur me Tinka Kurtin e ndër të tjera. Filmi u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Real to Reel në Shtetet e Bashkuara në korrik 2009. Filmi u xhirua në Tiranë.[8]
Më 22 dhjetor 2023, kënga "Zemrën n'dorë", së cilës Radi ishte bashkëautor së bashku me Besa Kokëdhimën, Kledi Bahitin dhe Petrit Sefaj, u përzgjodh në Festivalin e Këngës 62 për të qenë kandidatja shqiptare në Eurovision 2024. Megjithatë, tekstet që ajo shkroi bashkë me Stefajn u zëvendësuan nga tekstet në gjuhën angleze nga Gia Koka përpara garës.
Xhaxhai i Radit, Françesk Radi, është poashtu këngëtar. Ajo kishte qenë në një marrëdhënie me reperin nga Kosova MC Kresha.[9] Ata u ndanë në 2012. Radi është tani e fejuar me policin Shpëtim Karakushi.[10][11]
Viti | Edicioni | Kënga | Pikët | Renditja | Shpërblimi |
---|---|---|---|---|---|
2009 | Kënga Magjike 2009 | "Femër" | 367 | 10 | Stili më i Mirë i Këngës |
2010 | Kënga Magjike 2010 | "Valsi i tradhetisë" | 570 | 3 | Çmimi i Kritikës |
2011 | Kënga Magjike 2011 | "Jabadabadu" | – | – | Çmimi Diskografik |
2012 | Kënga Magjike 2012 | "Ti s'ke zemër" | 552 | 6 | Performanca më e Mirë |
2013 | Kënga Magjike 2013 | "Bekim" | 494 | 8 | Çmimi AMC |
2016 | Kënga Magjike 2016 | "Ma thuaj ti" | 1023 | 1 | Artisti më i Mirë në Internet |