Rreze Abdullahu | |
---|---|
Born | 10 prill, 1990[1] Ferizaj, Kosovë |
Rreze Abdullahu është një shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të grave nga Kosova. Ajo është më së shumti e njohur për ditarin Nuk du luftë, që e mbajti gjatë kohës së luftës në Kosovë kur ishte fëmijë. Ditari është i shkruar në dialektin e saj gegë.[2]
Rreze Abdullahu ka lindur në një fshatë Ferizajt ku kreu dhe arsimin fillor. Gjatë kohës në gjimnaz një prej profesorëve të saj e shtynte që të shkruante sa më shumë dhe që të vazhdonte studimet e larta për letërsi, por ajo zgjodhi të vazhdonte studimet për Psikologji në Universitetin e Prishtinës.[3]