Safet Isoviç (1936 - 2007) (boshnjakisht: Safet Isović) ishte këngëtar boshnjak, një ndër interpretuesit më të njohur dhe më popullor të sevdalinkës.
Ka lindur më 20 tetor 1936 në Bileqe të Mbretërisë së Jugosllavisë, ndërsa ka vdekur më 2 shtator 2007 në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Nga viti 1956 interpretonte sevdalinka në radio dhe televizion. Është fitues i disa festivaleve, i Mikrofonit të Artë dhe i rreth 35 pllakave të argjenda.