Përbërësit për 2 persona
-2 domate të vogla për sallatë
-2 kastraveca të vegjël
-1 qepë
-1 spec jeshil
-200gr djath i bardhë
-8 ullinj të zinj
-4 lugë vaj ulliri
-rigon
-kripë
-uthull (sipas dëshirës)
Lajmë dhe presim hollë specin jeshil, qerojme qepën dhe e presim në rrathë të hollë, lajmë domatet dhe i ndajmë në pjesë të barabarta, qerojmë kastravecat dhe i presim në rrathë. Presim në kubik djathin e bardhë.
Në një pjatë të cekët vendosim domatet, qepën, kastravecat, kubikët e djathit të bardhë, specin jeshil dhe në fund ullinjt e zinj, duke i rregulluar me vaj ulliri, kripë dhe sipas dëshirës me uthull.