Safar bin Abdurrahman el-Havali (Gjuha arabe: سفر بن عبد الرحمن الحوالي; lindi më 1955) është dijetarë arabë i cili jeton në Mekë. Ai u bë udhëheqës i lëvizjes Sawah nga viti 1991 i cili e kundërshtoi ushtritë amerikane në Gadishullin Arabik.
Safar el-Havali e morri doktoraturën e teologjisë në Universitetin Umm al-Qura, Mekë në vitin 1986. Gjatë viteve 1990, ai u arrestua nga autoritetet arabe për kritikat e tij ndaj qeverisë ku i shpërndau predikimet e tij në kaseta për të nxitur militantët për të rrëzuar qeverinë. Së bashku me predikuesin tjetër Selman el-Oude, el-Havali thuhet të ketë udhëhequr lëvizjen Sawah (lëvizjen e zgjimit) në Arabinë Saudite, si formë e selefizmit.
Safar el-Havali ishte një nga udhëheqësit e Komisionit për Mbrotje të Drejtave Legjitime, e cila u themelua në vitin 1993 dhe ishte organizata e parë opozitare në Mbretërinë duke sfiduar haptazi monarkinë, duke akuzuar qeverinë dhe dijetarët e lartë që nuk bëjnë mjaft për ta mbrojtur të drejtat legjitime islame të myslimanëve.[1]
Në shtator 1994, dy udhëheqësit e Komisionit, Selman el-Oude dhe Safar el-Havali u arrestuan së bashku me gjithë pasuesit e tij në qytetin e Burejdes. Në vitin 1999, ai edhe dy dijetarët tjerë u liruan[2] dhe që nga atëherë Havali u nda nga el-Ouda.
Si Osama bin Ladeni, predikuesi el-Ouda, el-Havali kundërshtuan praninë e ushtrive amerikane në Gadishullin Arabik. El-Havali mbajti një fjalim në një hutbe: "Çka është duke ndodhur në Gjirin Persik është pjesë e Perëndimit për ta dominuar të gjitë botën arabe dhe muslimane. Bin Ladeni thuhet se shpesh citon el-Hawali dhe el-Ouda "për të justifikuar deklarimet e tij kundër Shteteve të Bashkuara".[3]
Havali u ftua në takimin e parë në Qendrën e Mbretit për Dialogim Kombëtar e cila u mbajt në qershor 2013, por nuk pranoi të merrte pjesë në protestë kundër përfshirjes së "devijanëve" në takim, dmth udhëheqësit fetarë jo-vehabikë të komuniteteve sunite dhe myslimane shiite të Arabisë Saudite.[4] El-Hawali, megjithatë, dënoi sulmet e El-Kaidës në maj 2003 në Riad.[5]
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
... this initial gathering consisted entirely of men who were clerics. But they were not all Wahhabis. Also invited were religious leaders of the Kingdom's Sunni and Shia Muslim communities -- which prompted Safa Al-Hawali, one of the Awakening sheikhs, to decline his invitation. He denounced the inclusion of these `deviants,` to the fervent approval of the conservative websites.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
[al-Hawali and al-Awda] and about 50 other sahwa sheikhs publicly condemned al-Qaeda's May 2003 attacks in Riyadh; in June 2004, they joined six ulama to denounce al-Qaeda violence and efforts to overthrow Al Saud.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)