Skemat piramidale në Shqipëri ishin skema Ponzi që degjeneruan Rebelimin e vitit 1997. Nisën veprimtarinë e tyre së pari më 1991, i pari që hapi një firmë piramidale ishte Hajdin Sejdia, asokohe këshilltar ekonomik i kryeministrit Fatos Nano;[1][2] pasi nisi punën për ndërtimin e pandehur të një hoteli në Tiranë, u largua me disa miliona dollarë. Vendi mbeti i hapur për themelet dhe për vite me radhë u njoh si Gropa e Hajdin Sejdisë. Pas kësaj disa kreditorë u likuiduan por shumica jo. Besohet se pjesa më e madhe e shumave mbahet ndër bankat e huaja.
Viti tragjik 1997 erdhi si pasojë e falimentimit të rreth 25 firmave piramidale, vlera nominale e shifrës të cilën kishin grumbulluar ishte 1.2 miliardë $.[3]
Kjo firmë u krijua në vitin 1993 nga Maksude Kadëna e njohur si Sudja, rome që kishte punuar në fabrikën e këpucëve. Kjo firmë ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996, kur dy javë para zgjedhjeve u regjistrua tek e njëjta gjykatë dhe gjyqtare ku u regjistruan Xhaferri dhe Populli. Loja e parë mashtruese e Sudes, e quajtur Fitorja është pranuar si iniciativë personale e Xhaferrit. Sudja nuk kishte llogari bankare, prandaj me falimentimin e saj humbën edhe paratë e futura aty. Falimentimi i saj nxiti disa protesta në Tiranë, ku ishte edhe zona e saj e veprimit.
Pas 20 vjetësh, 12.991 kreditorë dhe qindra miliona lekë të arkëtuara; me anë të një padie depozituar në Gjykatën e Tiranës, më 18 dhjetor 2013 u pranua kërkesa për shpalljen e falimentimit të kësaj firme.[4]
VEFA Holding ishte firma kryesore piramidale. Ajo u krijua në vitin 1994 nga Vehbi Alimuça dhe u shtri në gjithë vendin. VEFA investoi në fusha të ndryshme të ekonomisë si hotele, karburante, dyqane dhe fabrika. I njohur është atentati me bombë disa javë para zgjedhjeve të 26 majit 1996 tek supermarketi i VEFA-s në qendër të Tiranës. VEFA shihej shpeshherë si firma rentiere e PD. Ajo falimentoi në vitin 1998, kurse presidenti i saj ndodhet në burg.
Firma Gjallica u krijua nga tre persona me origjinë nga Kukësi. Presidente e kësaj firme ishte Shemsie Kadria. Gjallica e kishte qendrën e saj në Vlorë. Firma falimentoi më 5 shkurt 1997, duke nxitur protestat e dhunshme në Vlorë, që më pas u kthyen në rebelim kundër qeverisë.
Kjo firmë u krijua në vitin 1995 dhe filloi të shtrinte veprimtarinë e saj në fshatrat e Lushnjes, Fierit dhe Beratit. Zyrtarisht ajo ishte nje "fondacion" por në fakt u bë një nga firmat më të ashpra piramidale të vendit. Drejtuesi i saj, Rrapush Xhaferri u arrestua më 22 janar 1997, gjë që nxiti demonstratat e dhunshme të 24-25 janarit në Lushnje.
Kjo firmë u krijua më 16 korrik 1996 dhe u shtri në të njëjtat zona si edhe "Xhaferri". Presidenti i saj ishte Bashkim Driza. Ai bashkëpunoi thellësisht me partitë opozitare shqiptare duke financuar fushatat dhe gazetat e tyre. Gjatë trazirave të vitit '97, ai u largua me një helikopter amerikan.
Firma | Numri i kreditorëve |
---|---|
Gjallica | 81.632 |
VEFA | 59.005 |
Cenaj | 19.078 |
Kamberi | 13.241 |
Sude | 12.991 |
Beno | 10.793 |
Silva | 4.490 |
M.Leka | 2.464 |
Global | 1.793 |
Totali | 205.404 |
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)