Stacioni Hekurudhor Laknau Çarbagh

Stacioni Hekurudhor Laknau Çarbagh
लखनऊ चारबाग़ रेलवे स्टेशन; لکھنؤ چارباغ ریلوے اسٹیشن
Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh
Informacion i përgjithshëm
Statusinë punë
TipiStacion hekurudhor
VendndodhjaIndi
AdresaCharbagh
QytetiLucknow
ShtetiUttar Pradesh
Koordinatat26°49′55″N 80°55′08″E / 26.832°N 80.919°E / 26.832; 80.919
Lartësia123.5
Ndërtimi filloi21 mars 1914
Përfundimi1923
Kosto7 000 000 rupi
PronarHekurudhat Indiane
Height
Lartësia123.5
ArchitecturalArkitektura Indo-Saraçene
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektJ. H. Hornimen
Informata tjera
ParkingPo

Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh (emri zyrtar Lucknow NR, kodi i stacionit LKO, në gjuhën hindi: ; në gjuhën urdu: ) është një nga dy stacionet kryesore hekurudhore të qytetit të Lucknowt për trenat me binarë të gjerë. Është i vendosur në zonën e Charbaghut në jug të qytetit, nga e ka marr dhe emrin popullor. Fjalët 'Char Bagh' i referohen katër kopshteve që ekzistonin këtu para stacionit.[1] Qyteti i Lucknowt është i lidhur mirë me të gjitha metropolet dhe qytetet e tjera të rëndësishme si Bangalore, Chennai, Kalkuta, New Delhi, Bombeji, Jammu Tawi, Guwahati, Chandigarhu, Pune, Jaipuri dhe Bhopali gjithashtu nga Lucknow Charbagh (N.R.) ose Nyja e Lucknowt (N.E.R.). Termat "Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh" dhe "Stacioni Lucknow NR" përdoren për të njëjtin stacion hekurudhor LKO. Ky është një nga stacionet hekurudhore më të ngarkuara të Indisë. Më shumë se trena 85 pasagjerësh nisen nga këtu dhe më shumë se 300 trena kalojnë nga ky stacion.

Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh (LKO)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh

Ky stacion u ndërtua mbi një plintë të ngritur, ka një planimetri drejtkëndore me portikë të dalë. Ka mjaft kulla dhe grupe kubesh të rrumbullakta të stilit Awadhi. Platformat e gjera, të ngritura kanë mjaft salla dhe dhoma për qëllime zyrash. Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh (LKO) menaxhohet nga Divizioni i Lucknowt i Hekurudhës Veriore të Indisë. Trenat e menaxhuar nga Hekurudha Veriore e Indisë përfundojnë os kalojnë nëpërmjet këtij stacioni. Është gjithashtu zona kryesore për sistemin Hekurudhor Suburban Lucknow-Kanpur (MEMU). Ai ka nëntë platforma. Që nga 20 korriku 2016, më shumë se 320 trena (ose 146 palë trenash) (duke përfshirë 1 Duronto, 2 Rajdhani, 1 Shatabdi, 46 trena super të shpejtë d.m.th. 23 palë trena super të shpejtë, 3 Garib Rathë dhe 142 dhe 71 palë trena ekspresë) dhe 28 trena të ngadaltë pasagjerësh (ose 14 palë trena duke përfshirë MEMU dhe DEMU) nisën nga, përfunduan ose kaluan nëpër stacionin LKO.[2] Guri i themelit të ndërtesës së Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh u vendos më 21 mars 1914 dhe u përfundua në vitin 1923. Një rol të rëndësishëm në dizajnin dhe projektimin e tij u luajt nga Chaubey Mukta Prasadi, një inxhinier këshillues për Lanebrown dhe Hulett. Ai ka një kopsht të madh përballë ndërtesës. Ai është një ndërtuar në Arkitekturën Indo-Saraçene që përzien elemente të arkitekturës Rajputiane, Arkitekturës Awadhi dhe asaj Mogule dhe ka pamjen e një pallati rezidencial. Një veçori unike e Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh është se një pamje ajrore e ndërteësës së stacionit e tregon atë si një fushë shahu dhe kupolat dhe kolonat e ndërtesës duken si gurët e shahut.[3] Nga ana arkitekturore, ai është konsideruar si një nga stacionet hekurudhore më të bukur në Indi.[4] Stacioni Policor në Stacionin Hekurudhor Lucknow Charbagh mban çertifikatën ISO 9001.[5]

Historia e Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh (LKO)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pamje panoramike e Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh

Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh, stacioni kryesor hekurudhor i Lucknowt, është konsideruar si një kryevepër arkitekturore. Dizajni strukturor i bujshëm i Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh është një ndërtsë magjepsëse për turistët. I ndërtuar me një kosto të stërmadhe prej 7 000 000 rupish, ai u projektua nga J. H. Hornimen. Guri i themelit të Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh u vendos nga peshkopi i Lucknowt në 21 mars 1914[6] Divizioni i Lucknowt drejtohet nga menaxheri divizional hekurudhor (Divisional Railway Manager - DRM). Më 23 prill 1867, u hap për trafikun seksioni 47 miljesh Lucknow-Kanpur. Ky seksion u bë pjesë e Hekurudhës Oudh Rohilkhand. Divizioni i tanishëm i Lucknowt, në vitin 1925 ishte pjesë e East Indian Railway deri në vitin 1952. Ai plotëson nevojat e transportit hekurudhor për shtetin më të populluar të Indisë, duke shërbyer 13 distrikte të Uttar Pradeshit, me një tërësi prej 1458.94 km, nëpërmjet 194 stacioneve. Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh, deri në vitin 1867, ishte një kopsht. Ndërtesa e tanishme e stacionit u ndërtu në vitin 1926 me kube minare të dizajnit Saraçen, i menduar për tu harmonizuar me arkitekturën e veçantë të ndërtesave të rëndësishme historike të qytetit që i përkisnin periudhës së sundimit të Nawabëve të Oudhit. Godina u ndërtua me tulla të kuqe dhe ka një façatë të gjatë verandash të zbukuruara me harqe mogule.[7]

Nyjna e Lucknowt (LJN) NER

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Stacioni Hekurudhor i Nyjës së Lucknowt

Stacioni i afërt dhe pothuajse i vazhduar, zyrtarisht i njohur si Stacioni Hekurudhor i Nyjës së Lucknowt ose Lucknow Jn NER (kodi i stacionit LJN), konsiderohet jo zyrtarisht pjesë e stacioneve hekurudhore të Charbaghut. Në mënyrë informale, është i njohur si "Linja Chhoti", historikisht përfshin trenat Linjave hekurudhore Veri-Lindore të gjerësisë metrike, më parë nën Divizionin e Izzatnagarit, tani nën Divizionin e Lucknowt të Hekurudhës Veri-Lindore. Është stacioni terminal për trenat e binarëve të gjerë të Linjave Hekurudhore Veri-Lindore si Howrahu, Chennai Qendror dhe Bombej CST. Në këtë mënyrë, trenat që hyjnë në këtë stacion duhet të rikthehen për të dal nga stacioni nëse destinacioni i tyre është përtej Lucknowt. Ajo është një ndërtesë e veçuar, me një identitet të veçantë me gurë të kuq ranor, por pothuajse një vazhdimi i ndërtesës së stacionit kryesor të Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh LKO. Stacioni Lucknow JN ose stacioni LJN ka gjashtë platforma. Platforma nr. 6 është e aksesueshme për dy rrotëshit, makinat rikshaw dhe makinat nëpërmjet një nënkalimik. Ky nënkalim është i treti i Hekurudhave Indiane pas stacioneve hekurudhore të Howrahut dhe Gorakhpurit. Që nga 1 maj 2016, më shumë se 160 trena ekspres (ose 23 palë trena postarwEkspres), 28 trena super të shpejtë, 1 palë të Shatabdit, 3 palë të ekspresit Garib Rath dhe 18 trena të ngadaltë pasagjerësh nisin nga, përfundojnë ose kalojnë përmes stacionit LJN.[8] Më parë nyja e Lucknowt ishte terminali për trenat e gjerësisë metrike të binarëve si pothuajse të gjithë linjat e Hekurudhës Veri-Lindore. Me ndryshimin e shumicës së këtyre linjave në binarë 1676 mm të gjerë nën projektin Unigauge, Nyja e Lucknowt nuk ka ndonjë linjë metrike. Tani terminali për trenat e mbetur të gjerësisë metrike është Nyja Lucknow Aishbagh (kodi i stacionit ASH). Nyja Lucknow Aishbagh ka gjithashtu linja binarësh të gjerë.

Projektet Hekurudhore në qytet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Terminali i Nyjës Aishbagh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky projekt nisi më 1 maj bashkë me shndërrimin nga linjë me gjerësi metrike në linjë me binarë të gjerë nga çdo stacion i njëjtë. Në këtë projekt hekurudha do ta zhvilloi këtë stacion si terminal për shumë trena të linjave veri-perëndimore dhe veriore (nga Delhi, Sitapuri, Pilibhiti, Tanakpuri, Shahjahanpuri, Behraichi, Mailani, Lalkuani, Kathgodami). Shtatë platforma janë nën ndërtim me një stacion larjeje dhe linjë unazore bashkë me një ndërtesë stacioni tërësisht të re dhe hyrje të dyfishtë.

Shndërrimi i gjerësisë së binarëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky projekt nisi më 15 maj 2016 dhe linjat e gjerësisë metrike të binarëve nga Lucknow në Tanakpur do të shndërrohen në binarë të gjerë nën tre faza, ku faza e parë do të përfundoi nga janari i vitin 2017.

Bajpasi Aishbagh - Manaknagar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë projekt një linjë hekurudhore 1 kilometrike do të ndërtohet nga stacioni i Aishbaghut deri në Manak Nagar nëpër zonën RDSO të qytetit, kështu që trenat e distancave të mëdha nga Gorakhpuri do të kalojnë drejtpërdrejt nga Aishbaghu për në Manak Nagar pa shkuar në Nyjën e Lucknowt dhe kështu duke shmangur humbjen e kohës në ndryshimin e drejtimit.

Terminali Gomti Nagar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nën këtë projekt Hekurudha Veri-Lindore do të zhvilloi një stacion hekurudhor të klasit botëror në Gomti Nagar. Ky stacion do të ketë gjashtë platforma, dhe do të veproi si terminal për trenat Veri-Lindor dhe Verior (si për Delhin, Gondan, Gorakhpurin, Balrampurin etj.)

Dyfishimi i bajpasit Utrahtia - Alam Nagar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bajpasi Alamnagar - Utrahtia do të dyfishohet dhe bëhet i përshtatshëm për trafikun e pasagjerëve.

Stacioni Hekurudhor Transportnagar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudha Veriore do të zhvilloi një stacion të rëndësishëm hekurudhor me të paktën gjashtë platforma në linjën Alam Nagar - Utrahtia. Ky stacion do të pakësoi trafikun në Stacionin Hekurudhor Lucknow Charbagh duke përdorur trenat nga Raibareli, Allahabadi, Pratapgarhu, Sultanpuri, Jaunpuri, Zafrabadi, Hardoi, Delhi, Moradabadi etj. Shumë trena do të nisen dhe përfundojnë këtu. Hekurudha Veriore ka pranuar tashmë detajet që kanë të bëjnë me stacionin për komitetin hekurudhor. Megjithëse gjurma e tij nuk është bërë akoma mendohet se do të filloi brenda pak muajve.

Zgjatja e Stacionit Charbagh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudha Veriore do të zhvilloi 5 platforma në stacioni Charbagh. Ajo do të bëjë një ndërtesë stacioni hekurudhor me shumë shërbime në vend. Do të ndërtohet gjithashtu një linjë e re larëse me 26 vende.

Ministri i qeverisë së Uttar Pradeshit Rajnath Singh Ji ka deklaruar se një tren vendor si ai i Bombejit do të punoi në linjën Aishbagh-Lucknow-Daliganj-Dadshahnagar-Gomtinagar-Malhour-Juggaur-Malhour-Dilkusha–Gwarigaon-Charbagh për të lehtësuar trafikun e rrugëve. Raportet janë tashmë të nënshkruar dhe data për nisjen e projektit do të shpallet së shpejti.

Dyfishimi dhe elektrifikimi i ASH-MAL

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudha Veri-Lindore do të dyfishoi dhe elektrifikoi linjën hekurudhore nga Aishbaghu në Malhour nëpërmjet Rakabganjit për të rritur shpejtësinë e trenave në këtë linjë.

Linja e re hekurudhore Utrahtia - Zafrabad

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hekurudha Veriore do të bëjë një linjë të re hekurudhore midis Zafrabadit dhe Utrahtias për të krijuar një tjetër linjë opsionale midis Varanasit dhe Lucknowt.

Nyja terminale Utrahtia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse presioni i pasagjerëve vazhdon të rritet Hekurudha Veriore do të krijoi një stacion hekurudhor terminal në Utrahtia për të lehtësuar trafikun hekurudhor në stacionin e Charbaghut. Ai do të jetë stacioni i gjashtë më i madh hekurudhor në qytet.[9][9]

Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh është i lidhur me qytetin nëpërmjet të gjitha tipeve të transportit publik. Linjat e autobusëve janë të disponueshme për stacionin nëpërmjet të gjitha linjave kryesore.

Stacioni është propozuar gjithashtu si një ndërlidhje për linjat e Metrosë së Lucknowt d.m.th. Korridori Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim. Ai do të jetë një stacion terminal për Korridorin Lindje-Perëndim.

Linja Nisja e punës Stacionet Gjatësia
(km)
Terminalët
  Korridori Lindje-Perëndim Nën ndërtim 12 11.098 Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh Vasant Kunj

Trenat nga Lucknow NR (LKO)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tabelë destinacioni i postës së Lucknowt

Afërsisht mbi 300 trena nisen nga, përfundojnë në ose kalojnë në stacionin Hekurudhor Lucknow Charbagh LKO. Disa nga trenat që nisen ose mbërrijnë në Stacionin Hekurudhor Lucknow Charbagh (LKO) janë listuar në tabelën e mëposhtme:

Nr. i Trenit Emri i Trenit Mbërritja Destinacioni
12429 Lucknow Rajdhani Express Stacioni i nisjes New Delhi
12229 Posta e Lucknowt Stacioni i nisjes New Delhi
12419 Gomti Express Stacioni i nisjes New Delhi
12436 Dibrugarh Rajdhani Express - Dibrugarh
22417 Mahamana Express - New Delhi
12371 Howrah-Jaisalmer Superfast Express - Jaisalmer
12391 Shramjeevi Express - New Delhi
12875 Neelachal Express - Puri
12231 Lucknow Chandigarh Express - Chandigarh
12557 Sapt Kranti Express - Anand Vihar Terminal
14210 Lucknow Vindhyachal Intercity Express Stacioni i nisjes Vindhyachal
02112 Lucknow-Lokmanya Tilak Terminus Stacioni i nisjes Bombeji
22684 Lucknow-Yesvantpur Superfast Stacioni i nisjes Bangalore
14228 Varuna Express Stacioni i nisjes Varanasi
14216 Ganga Gomti Express Stacioni i nisjes Allahabad

Trena nga Nyja e Lucknowt (LJN)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth 100 trena të shpejtë nisen nga, përfundojnë në ose kalojnë në stacionin e Nyjës së Lucknowt. Disa nga trenat që nisen ose mbërrijnë në Stacionin e Nyjës së Lucknow (LJN) janë listuar në tabelën e mëposhtme:

Nr. i trenit Emri i trenit Mbërritja Destinacioni
12003 Lucknow Swarna Shatabdi Stacioni i nisjes New Delhi
12583 Lucknow-Anand Vihar Double Decker Express Stacioni i nisjes Anand Vihar
12210 Kathgodam Kanpur Central Garib Rath Express - Kanpur
13019 Bagh Express - Kathgodam
12104 Lucknow Junction-Pune Superfast Starting Station Pune
12533 Pushpak Express Stacioni i nisjes Bombeji
15015 Gorakhpur - Yesvantpur Express - Bangalore
12554 Vaishali Express - Barauni
12521 Raptisagar Express - Ernakulam
15045 Gorakhpur-Okha Express - Okha
12108 Lucknow-Lokmanya Tilak Terminus Express Stacioni i nisjes Bombji
09014 Lucknow-Bandra Terminus Special Stacioni i nisjes Bombeji
19716 Lucknow-Jaipur Tri-Weekly Stacioni i nisjes Jaipur
12535 Lucknow Raipur Garib Rath Express Stacioni i nisjes Raipur
15204 Lucknow-Barauni Express Stacioni i nisjes Barauni
16094 Gomti Sagar Express Stacioni i nisjes Chennai
15009 Chitrakoot Express Stacioni i nisjes Jabalpur
12593 Lucknow Bhopal Garibrath Express Stacioni i nisjes Bhopal
15008 Krishak Express Stacioni i nisjes Varanasi

Trena nga Nyja e Daliganjit (DAL)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një tren pasagjerash niset dhe përfundo në këtë stacion.

Nr. i trenit Emri i trenit Mbërritja Destinacioni
55032 Daliganj-Nakaha Jungle Passenger Stacioni i nisjes Nakaha jungle Gorakhpur
55049 Nakaha Jungle-Daliganj Passenger Nakaha jungle Gorakhpur Stacioni përfundues

Trena nga Gomti Nagari (GTNR)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë stacion nisen dhe përfundojnë dy trena ekspres.

Nr. i trenit Emri i trenit Nisja Destinacioni
15009 Gorakhpur-Gomtinagar express Nyja e Gorakhpurit destinacioni
15010 Gomtinagar-Gorakhpur express origjina Nyja e Gorakhpurit

Shërbimet EMU-MEMU-DEMU nga Lucknow

STACIONi SHËRBIMI
LKO-Kanpuri Qendror MEMU
LKO- Kalyanpur MEMU
LKO- Rawatpur MEMU
LKO- Anwar ganj MEMU
LKO-Shahjahanpur MEMU
LJN-BARABANKI MEMU
LKO-BARABANKI MEMU
LJN-KANPUR MEMU
LKO-PRATAPGARH DEMU
LKO-SULTANPUR MEMU
LJN-Sitapur MEMU (i propozuar)
LJN-GONDA DEMU (nën proces)
LKO-Bareilli MEMU
Kanpuri Qendror-Barabanki MEMU

Stacionet hekurudhore në Lucknow

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Lucknowt dhe rrethinat kanë shumë stacione hekurudhore që janë listuar në tabelën në vijim:

Emri i stacioni Kodi i stacionit Zona hekurudhore Gjithë platformat
Lucknow NR (Ose Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh) LKO Hekurudha Veriore 9
Nyja e Lucknowt LJN Hekurudha Veri-Lindore 6
Aishbagh ASH Hekurudha Veri-Lindore 7
Transport Nagar TPNR Hekurudha Veriore 6 (nën ndërtim)
Qyteti i Lucknowt LC Hekurudha Veri-Lindore 3
Daliganj DAL Hekurudha Veri-Lindore 3
Badshahnagar BNZ Hekurudha Veri-Lindore 2
Gomtinagar GTNR Hekurudha Veri-Lindore 3 (në proces për tu rritur në 6)
Manaknagar MKG Hekurudha Veri-Lindore 3
Malhour ML Hekurudha Veri-Lindore 3
Jugaur JRR Hekurudha Veri-Lindore 3
Amausi AMS Hekurudha Veriore 3
Alamnagar AMG Hekurudha Veriore 3
Kakori KKJ Hekurudha Veriore 3
Malihabad MLD Hekurudha Veriore 3
Mohibullapur MBPR Hekurudha Veri-Lindore 2
Utretia UTA Hekurudha Veriore 3
  1. ^ "Historical Places in Lucknow". Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2006. Marrë më 27 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "LKO/Lucknow Charbagh NR (9 PFs) Railway Station - Train Departure Timings - India Rail Info". India Rail Info. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Lucknow Railways Station -Charbagh -Welcome to the City of Nawabs - Lucknow Travel Guide". google.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "India's best railway stations". Rediff. 14 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Lucknow police station gets ISO-9001 certification". Yahoo! News India. IANS. 11 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 27 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Charbagh Station, Famous Charbagh Station, Charbagh Station Lucknow, Charbagh Railway Station, Charbagh Station of Uttar Pradesh". onlytravelguide.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ http://www.nr.indianrailways.gov.in/view_section.jsp?lang=0&id=0,1,263,314,316
  8. ^ "LJN/Lucknow Junction NER (6 PFs)". indiarailinfo.com. Marrë më 30 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b indiarailinfo.com/station/map/utraitia-junction-utr/1114