Vendndodhja | Mitrovicë, Kosovë |
---|---|
Pronari | Komuna e Mitrovicës |
Kapaciteti | 12,000[1] |
Sipërfaqja | Bar 105x68m |
Përdoruesit | |
KF Trepça'89 |
Stadiumi Riza Lushta është stadium multifunksional në Mitrovicë, Kosovë. Stadiumi u emërua sipas emrit të futbollistit Riza Lushta dhe është stadium vendas i klubit KF Trepça'89.
Stadiumi "Riza Lushta" në Mitrovicë u ndërtua në vitin 1938, duke u bërë stadiumi i dytë në qytet. Stadiumi është emëruar sipas futbollistit të famshëm Riza Lushta nga Mitrovica, i cili në vitet 1930-1950 luajti për ekipin kombëtar të Shqipërisë por edhe për një numër klubesh në Shqipëri, Itali dhe Francë, duke përfshirë skuadra të njohura si Juventus dhe Napoli. Që nga fundi i viteve 1980, Stadiumi Riza Lushta ka qenë stadiumi vendas për ekipin KF Trepça '89. Më parë, kapaciteti i stadiumit ishte 12 mijë spektatorë ndërsa tani është dukshëm më i vogël. Stadiumi Riza Lushta menaxhohet nga Komuna e Mitrovicës.