Strez ose Strazimir Balsha (fl. 1360 – 1368-1373) ishte një zot i Zetës, përkrah dy vëllezërve e Gjergj I dhe Balsha II, në vitet 1362-1372. Balshajt shtinë në dorë Zetën, nga 1362, gjatë rënies së Perandorisë Serbe. Strazimiri bëri betimet murgjërore dhe vdiq në 1373. Ai la tre djem, njëri prej të cilëve më vonë u bë i zot i Zetë (Gjergj Balsha II).
Strazimiri ishte më i madhi[1] ndër djemtë e Balshës I (dy vëllezërit ishin Balsha II dhe Gjergji I), një fisnik i vogël që zotëronte vetëm një fshat gjatë sundimit të Perandorit serb Stefanin Dushan të Fuqishmit (r. 1331-1355).[2] Disa vjet pas vdekjes së Perandorit, Balsha I dhe bijtë e tij arritën të zgjerojnë pushtetin vendor, duke filluar së pari nga marrja e tokave të mbajtura nga feudali Zharko (në jug të Liqenit të Shkodrës, më të Zeta e ulët). Më 1361, gjatë një konflikti midis Republikës së Raguzës dhe Vojislav Vojinoviq, ata mbështetën Ragusa.[3] Për këtë, ata u bënë qytetarë raguzanë në maj ose 3 korrik 1361.[4] Në 1362, tre vëllezërit e vranë[5] čelnikun Gjergj/Gjurash Ilijiq, dhe u zgjerua në drejtim të Zetës së Sipërme. I ati i tyre vdiq po atë vit. Vëllezërit trashëguan të atin duke qeverisur Zetën së bashku, edhe pse Gjergji I qe më i shquari.
Ata quheshin "oblastni gospodari" ("zotër feudalë") në dokumentet e Perandorit Urosh V i Dobëti (r. 1355-1371). Në 1368, pas sulmit që ndërmori Gjergji I ndaj Kotorrit, oborri serb e njohu si rebel. Vëllezërit u konvertuan nga Ortodoksia Serbe në Katolicizmin Romak më 1368/1369, në mënyrë që t'i jepnin rrugë ambicieve të tyre bregdetase.[6]
Strazimiri u martua së pari me Irene Duklina (e Progon Dukagjinit[7]), dhe së dyti me Milica Mrnjavčević, e bija e Mbretit serb Vukašin Mrnjavčević.[8] Ai pati tre djem me Milicën:
Strazimiri u bë murg dhe u qeth tullac para vdekjes së tij, që me siguri dihej se ishte i vdekur vjeshtën e vitit 1373. Du Cange shkruan se vdiq në vitin 1368, Hopf më 1372 dhe Miljatoviq më 1372[7] (ose më 15 janar të vitit 1373),[10] dhe fuqia tani bashkëndahej mes Gjergjit I, Balshës II dhe të birit të Strazimirit, Gjergji II, ku secili kishte zotërimet e veta.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)