Suk Okaz (Arabisht: سوق عكاظ) është një suk (pazar ose treg i hapur) afër Taifit, në Arabinë Saudite. Ishte suk më i madh dhe më i njohur në kohën paraislamike.[1] Sot është një destinacion popullor turistik.[2]
Suk Okaz ishte një treg sezonal i cili funksiononte për dy javë çdo vit gjatë muajit Dhul Kade.[1] Ishte aktiv prej afërsisht 542-726 të e.s.[1] Ishte më shumë se një treg, ishte një qendër e rëndësishme ku arabët do të mblidheshin për të zyrtarizuar rregullat fisnore, për të zgjidhur mosmarrëveshjet, për të gjykuar, për të bërë marrëveshje, për të shpallur traktate dhe armëpushime, për të mbajtur konkurse dhe gara sportive, konkurse poetike dhe tubime fetare.[1] Ishte veçanërisht e rëndësishme për konkurset e poezisë, të cilat shërbyen për të zyrtarizuar rregullat e gramatikës dhe sintaksës në gjuhën arabe.[1] Ajo u shkatërrua nga Havarixhët në vitin 726.[1]
Vendndodhja e Suk Okaz u diskutua derisa historiani Muhamed bin Abdullah el-Blahad e rizbuloi atë.[1]
Një souq modern është rikrijuar në vendndodhjen e suk historik.[3] Suk i çdo viti nderon një poet të ndryshëm.[3] Suk mbulon 14 milion metra katrorë tokë. Në kohët moderne, si në të kaluarën, ka leksione, gara sportive, poezi, vepra arti dhe sende për shitje.[4] Suk ka 200 dyqane që shesin mallra të ndryshëm duke përfshirë qeramikë, sende argjendi, qelqe, arte muri dhe dorëshkrime historike.[5]