Transgender Europe (TGEU) është një rrjet organizatash të ndryshme që lobojnë për të drejtat e transgjinorëve, transseksualëve si dhe shumë organizata të tjera që kanë si synim lobimin kundër diskriminimit dhe që suportojnë të drejtat e personave trans. Ky rrjet u themelua në 2005 në Vjenë gjatë Këshillit të Parë evropian për Transgjinorët të emërtuar “Rrjeti Evropian i Transjginorëve” dhe është momentalisht një organizatë e regjistruar nën emrin “Evropa Transgjinore”.[1]
Që prej 2009 në bashkëpunim me organizatën online “Liminalis”, TGEU udhëheq projektin “Monitorimi i vrasjeve të personave trans” (TMM) që regjistron numrin e viktimave që vriten në botë çdo vit për shkak të transfobisë.[2][3]
TGEU u themelua në Këshillin e parë Evropian për Transgjinorët në nëntor 2005 dhe është regjistruar formalisht si një organizatë bamirësie në Austri 14 muaj më vonë. Organizata ka ushtrua veprimtarinë e saj vullnetarisht për shumë kohë kurse tani TGEU ka arritur të kthehet në zërin legjitim për komuniteitn trans në Evropë.
Transgender Europe punon për të sigurar barazinë e të gjitha personave trans në Evropë. TGEU: