Tipometri është një vizore grafike e shkallëzuar në anën e majtë me sistemin tipografik, kurse në anën e djathtë në sistemin metrik. Përdoret për matje të madhësisë së shkrimeve në veprimtarinë grafike, posaçërisht në tipografi te radhitja me plumb për matjen e gjatësisë rrjeshtave.